Nëse keni plane për të rritur biznesin tuaj të vogël në një ndërmarrje më të madhe, është e pashmangshme që të mos keni disa pengesa rrugës. Mund të jetë humbja e një klienti ose furnizuesi kryesor. Ndoshta një punonjës kryesor largohet nga organizata.
Çdo devijim nga plani juaj nuk ndikon vetëm në ndryshimin e fundit që po bëni, por mund të trondisë themelet e biznesit tuaj, si: besimin, angazhimin dhe besnikërinë e ekipit tuaj.
Lexo: Arsyeja kryesore pse po humbisni punonjësit tuaj më të mirë
Ju duhet të siguroni ekipin tuaj se një pengesë e përkohshme që po kalon kompania nuk do të ndikojë në suksesin e kompanisë. Punonjësit që nuk janë të sigurt për të ardhmen e kompanisë, mund të mos rrinë për të parë sesi do t’a mposhtni këtë pengesë. Papritur, ju po përballeni me një eksod masiv dhe ndryshime të tjera destabilizuese. Nga ana tjetër, pretendimi se e keni çdo gjë në kontroll, është një gjë e rrezikshme. Punonjësit duan të shohin udhëheqjen, jo qëndrimin.
Duke pasur parasysh këtë, më poshtë do të njiheni me disa mënyra për të siguruar me zell ekipin tuaj, ndërsa ju rregulloni biznesin tuaj në hapin e ri që keni ndërmarrë.
- Jini proaktivë në ndarjen e lajmeve:
Kur biznesi juaj zhvillohet në një ndërmarrje më të madhe, disa punonjës mund ta zbulojnë këtë para të tjerëve. Në përgjithësi, ju duhet ta ndani sa më shpejt lajmin me të gjithë punonjësit. Shkruani një email ku të njoftoni të gjithë kompaninë, për shndërrimin e kompanisë në një ndërmarrje më të madhe. Ju duhet të ndani detaje se kur do të ndodhë ky ndryshim, çfarë do të thotë kjo për biznesin dhe çfarë planifikoni të bëni për të adresuar ndonjë pasojë të pritshme.
Për shembull, nëse humbni një klient kryesor, detajoni orarin për mbylljen e marrëdhënies. Mbani shënime sesa transaksione keni bërë me këtë klient, si do të rishpërndani punonjësit në projektet e reja afatshkurtra. Në fund, përshkruani çdo plan paraprak për të zëvendësuar humbjet në biznes.
Njoftoni njerëzit, që jeni të hapur për të diskutuar këtë ndryshim dhe dëshironi të dëgjoni edhe mendimin e tyre. Duke ju dhënë mundësinë punonjësve, që të marrin pjesë në proçesin e shndërrimit të biznesit, ju do t’a keni më të lehtë të kërkoni mbështetje nga punonjësit. Duke mos komunikuar me punonjësit mund të zhvillohen lajme jo të vërteta.
- Mos nënvlerësoni qëllimet tuaja afatgjata me shfaqje afatshkurtra:
Mund të jetë joshëse, kur të përballeni me një humbje afatshkurtër, por nga ana tjetër shënoni një fitore ku balanconi financat dhe emocionet tuaja. Duhet të keni kujdes kur diçka ju del jashtë kontrollit në planin tuaj.
Mbajtja në mendje e qëllimeve tuaja afatgjatë, do t’ju ndihmojë të mos humbisni vëmendjen nga vizioni juaj përfundimtar. Duke lejuar që një çështje e vetme të ndryshojë planet tuaja afatgjata, do t’ju bëjë që vazhdimisht të reagoni dhe jo të mbeteni proaktiv në qasjen tuaj. Kjo mund t’ju dërgojë në më shumë çështje gjatë rrugës.
Nëse vazhdoni dhe i tregoni plotësisht strategjinë e kompanisë tuaj çdo punonjësi, kjo do t’i bëjë punonjësit të ndihen të irrituar dhe të hutuar.
- Theksoni diversifikimin si zgjidhje:
Diversifikimi është një strategji që duhet të ndiqni në pothuajse çdo aspekt të biznesit tuaj. Ju duhet të tërhiqni një gamë të larmishme të klientëve tuaj, të keni marrëdhënie të mirë me furnizuesit tuaj, të përdorni një shumëllojshmëri në kanalet e marketingut. Sa më i larmishëm të jetë biznesi juaj, aq më mirë do të jeni në gjendje të ndryshoni atmosferën dhe humbjet në biznesin tuaj.
Kur diskutoni për një pengesë të kohëve të fundit me punonjësit, diskutoni se si mund ta përdorni këtë si një mundësi për të kërkuar diversifikim të mëtejshëm. Nëse humbni një klient të madh, a mund t’i drejtoni përpjekjet e punonjësve tuaj drejt njohjes së dy klientëve të rinj?
Duke ndjekur diversifikimin, ju u sinjalizoni punonjësve që dëshironi të shmangni besueshmërinë që keni vetëm tek një klient i rëndësishëm. Kjo do t’u japë punonjësve besim se pengesat në të ardhmen nuk do të jenë aq katastrofike dhe të rrezikshme.
Lexo: Ja si të angazhoni punonjësit tuaj
- Lejoni menaxherët të forcojnë mesazhin tuaj:
Udhëheqësit e mirë i menaxhojnë të tjerët, të marrin qasjen e tyre dhe të marrin vendimet e tyre. Pasi të njoftoni ndryshimin përmes email-it ose një takimi në tërë kompaninë, lejoni menaxherët tuaj që për këtë problem të krijojnë raportet e tyre. Ndërsa ju i ndihmoni ata në rast se kanë nevojë për udhëzime ose këshilla sesi të komunikojnë mesazhin.
Kjo është siguria që transmetoni. Diskutimet me menaxherët dhe raportet e tyre janë po aq ndikuese sa edhe fjala juaj. Mos i detyroni ata menaxherë të përsërisin si papagall pikat ku ju doni të diskutoni. Kur lejoni menaxherët të marrin përsipër sigurimin dhe menaxhimin e ekipit tuaj, ata do të shfaqin prespektiva të ndryshme në trajtimin e çështjeve të ardhshme.
Nëse qëndroni proaktiv, mbështesni strategjinë tuaj për sukses, diversifikoni modelin e biznesit tuaj dhe ofroni udhëzime që i lehtësojnë punonjësit. Këto bëjnë që morali dhe angazhimi në kompani të jetë i lartë, pa marrë parasysh me cilën situatë ju përballeni në biznesin tuaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.