Çfarë duhet të fshini nga mediat sociale para se të filloni të kërkoni punë?

Çfarë duhet të fshini nga mediat sociale para se të filloni të kërkoni punë?


Media sociale Facebook dhe platforma të tjera, janë bërë pjesë e pandashme e jetës tonë, duke e bërë më të lehtë komunikimin, planifikimin e ngjarjeve dhe ndarjen e fotografive.

Por jo gjithçka që postoni në mediat sociale do të ngjajë bukur në momentin që do të aplikoni për punë. Kjo vlen për të gjithë personat që kërkojnë punë, por pak më shumë për të gjithë personat e “rrëmbyer” nga mediat sociale, të cilët janë të prirur të zhysin jetën e tyre personale në këto media.

“Përshtypjet e para po krijohen nga mediat sociale, ajo ç’ka ju postoni në ta,” thotë Blair Decembrele, një ekspert i karrierës në LinkedIn. “Postimet sociale u japin punëdhënësve një paraqitje të shkurtër se kush jeni ju, si shfaqet jeta juaj përmes këtyre mediave, sa varësi keni ndaj internetit. Përmes këtyre, ata mundohen të kuptojnë se kush është personaliteti që keni shfaqur përmes mediave sociale.

Decembrele thotë se pothuajse një e pesta e intervistuesve në Amerikë janë eleminuar nga kandidimi, vetëm për shkak të fotove që postojnë në mediat sociale.

Ja çfarë nuk duhet të keni të postuara në mediat tuaja sociale në momentin që po aplikoni për punë:

  1. Fotografitë me alkool, drogë dhe armë
  2. Gjuhë diskriminuese ose vulgare
  3. Shfaqje të ekstremizmit politik

“Edhe nëse jeni në moshë ligjore për të kosumuar pije apo për të publikuar një foto me alkool, është mirë t’i shmangni, sepse këto imazhe nuk krijojnë një përshtypje të mirë për ju”,  thotë Deçembrele. Postimi i vazhdueshëm politik mund të jetë një përmbysje. Decembrele sugjeron krijimin e kufijve midis jetës suaj profesionale dhe personale.

Lexo: A është e rëndësishme media sociale në jetën tonë?

Gjetja e mënyrave për të nxjerrë në pah përvojën dhe kualifikimet përkatëse është e dhënë, por shkëmbimi i informacionit në lidhje me pasionet dhe hobit mund të jetë gjithashtu i dobishëm. Bërja e llogarive personale zvogëlon rrezikun e paraqitjes së përmbajtjes më pak të rëndësishme, por ndoshta skualifikuese, kur një rekrutues kërkon informacion në lidhje me një kandidat në internet.
Në momentin që ju pranoheni në një pozicion pune, gjëja e parë që duhet të bëni, është “të rregulloni jetën tuaj dixhitale”, pasi një gabim i vogël mund t’ju kushtojë shumë.

Quartz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0