Çfarë duhet të dini për Google AdWords dhe Google Analytics?

Çfarë duhet të dini për Google AdWords dhe Google Analytics?


Google AdWords është sistemi që Google ka zhvilluar për të ndihmuar marketerët të reklamojnë produktet ose shërbimet e tyre në Google Search, portalet e lidhura dhe videot në YouTube.

Ju mund të përdorni reklamimin online për të sjellë përdoruesit e targetuar në website-in tuaj, por së pari duhet të kuptoni bazën e Google AdWords.

Në këtë trajnim 3 ditor, ju do të mësoni në lidhje me reklamimin PPC (pay-per-click) dhe më pas t’i përdorni këto njohuri për të promovuar online produktet dhe shërbimet tuaja. Një pikë kyçe që do të trajtohet gjatë trajnimit do të jetë edhe Google Analytics, me anën e të cilës ju do të mund të kuptoni më shumë rreth sjelljes së klientëve tuaj dhe trafikut në faqen që menaxhoni.

Trajnimi organizohet nga kompania më e re në treg, Mindset 3 Consulting, në datat 26-28 Shtator.

Nxitoni të prenotoni biletën tuaj sepse kanë mbetur vetëm 3 ditë nga trajnimi!

Kujt i shërben trajnimi?

– Profesionistëve të fushës së Marketingut
– Specialistëve dhe menaxherëve të stafit të departamentit të Marketingut
– Bizneset që tregtojne online (E-Commerce) dhe/ose operojnë në fushën e shitjeve
– Kompanitë që eksportojnë në tregjet e huaja
– Studentë të Marketingut

Temat të cilat do të trajtohen janë:

– Bazat e Google AdWords
– Përgatitja e strategjisë dhe implementimi i fushates
– Menaxhimi dhe optimizimi i një fushate nëpërmjet KPI
– Zgjedhja e fjalëve të duhura kyç
– Reklamim në Google Search, Portale, YouTube.
– Bazat në Google Analytics
– Matja dhe leximi i rezultateve të fushatës

Trajnues: Miroslav Varga dhe Igor Jurić

Miroslav Varga është specialist i motorrit të kërkimit dhe i reklamimit online, me njohuri të thella të AdWords të Google. Ai është folës në TEDx, multilingual, me eksperiencë dhe i specilaizuar në optimizimin e llogarive, analizat statistikore dhe me të dhënat. Flet rrjedhshëm gjuhën kroate, gjermanisht dhe anglisht.

Miroslav është trajnues i certifikuar për Google AdWords dhe lektor i marketingut online në shkolla dhe institucione të ndryshme. Gazmor dhe njeri i ngrohtë me shumë interesa. Ai njihet dhe si ‘gjyshi’ i GAIQ (Google Analytics Individual Qualification) në rajon.

Igor Jurić është Digital Marketing Account Manager në kompaninë Escape Ltd, me vendndodhje në Kroaci. Ai është gjithashtu Account Manager dhe bashkë-themelues i Adloomen, një kompani kroate e cila merret me menaxhimin e fushatave të Google AdWords për biznese të vogla dhe të mesme (krijimin dhe optimizimin e llogarive, auditimin e llogarive dhe fushata të ndryshme për kërkim dhe shfaqje).

Pushimet për kafe dhe dreka për 3 ditët janë të përfshira në çmim.
ÇMIMI duke përfshirë dhe TVSH: 199 €.

Klikoni këtu për të parë se cilat janë temat që do të zhvillohet gjatë 3 ditëve.

Email: info@mindset3consulting.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0