CEZ, negociatat drejt deshtimit - Business Magazine Albania

CEZ, negociatat drejt deshtimit


Qendrimi i fundit i shprehur nga Fondi Monetar Nderkombetar se paqendrueshmeria e sektorit energjitik mund te rrezikoje buxhetin dhe treguesit makro-ekonomike e ka rikthyer vemendjen kryesore tek ky sektor dhe nevoja per nderhyrje.

Pavaresisht krijimit te Task Forces dhe nderhyrjet e tjera ligjore ne drejtim te permiresimit te treguesve, rezultateve te para ne rritjen e arketimeve dhe uljen e humbjeve, masat e ndermarra duken te pamjaftueshme per te eleminuar rrezikun qe i kanoset financave publike.

Sektori energjitik gjendet perballe nje situate te paqendrueshme financiare dhe pertej masave te marra kerkon nje nderhyrje me thelbesore dhe te drejtperdrejte. Pas heqjes se liçences se CEZ-it, statusi ligjor i kompanise se shperndarjes mbetet ende i pazgjidhur.

Qe prej nisjes se konfliktit mes qeverise shqiptare dhe pales çeke, mungojne investimet ne rrjetin e shperndarjes me perjashtim te mirembajtjeve te rrjetit.

Qeveria shqiptare eshte duke zhvilluar prej muajsh nje negociate me çeket e CEZ per te zgjidhur me mirekuptim konfliktin ligjor, ndersa burime konfidenciale thone se pala çeke ka kerkuar nje shume te konsiderueshme, qe shkon mbi 200 milione euro.

Te njejtat burime thone se insistimi i pales çeke per kete shifer duket te jete inkurajuar nga fakti se pozitat e shtetit shqiptar jane dobesuar ndjeshem per shkak se, qe nga heqja e liçences fillimvitin 2013 e deri ne shtator pas zgjedhjeve parlamentare, nga qeveria shqiptare nuk u be asgje ne drejtim te vleresimit te aseteve dhe as shpronesimit, ndersa çeket avancuan duke e depozituar te paret padine ne arbitrazh.

Pamundesia financiare, ashtu sikurse refuzimi kategorik i pales shqiptare per shuma te tilla po shtojne shanset e deshtimit te negociatave dhe vazhdimit te arbitrazhit.

Por, ne kete situate te paqarte, kur pritet edhe miratimi i nje kredie nga Banka Boterore prej 150 milione dollaresh per rimekembjen e sektorit energjitik, duket se po behet e domosdoshme zgjidhja sa me e shpejte e statusit ligjor te CEZ-it per t’i hapur me tej rrugen investimeve nga Banka Boterore, qeveria dhe donatore te tjere, me synim garantimin e stabilitetit dhe likuiditetin e sektorit.

Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0