CEO-t e Google, Facebook dhe Twitter do të dëshmojnë para senatit

CEO-t e Google, Facebook dhe Twitter do të dëshmojnë para senatit

Google

Komiteti i Tregtisë në Senatin e SHBA-së, ka votuar për të thirrur në një përballje drejtuesit ekzekutivë të Google, Facebook dhe Twitter. Kjo do të thotë që Sundar Pichai, Mark Zuckerberg dhe Jack Dorsey, do të përballen me pyetje nga senatorët në lidhje me politikat e tyre për lloje të ndryshme të përmbajtjeve. Seanca do të mbahet më 28 tetor dhe do të zhvillohet virtualisht, transmeton Reuters.

Në fokus do të jetë mbrojtja ligjore që kompanitë gëzojnë në lidhje me përmbajtjet, që lënë dhe heqin në platformat e tyre. Ata gjithashtu do të sfidohen rreth polemikave të shumta që janë bërë kohët e fundit për privatësinë dhe keqinformimin. Në komisionin e mbajtur për të votuar se a duhen thirrur apo jo shefat ekzekutivë të këtyre platformave, si republikanët ashtu edhe demokratët votuan unanimisht për po.

Senatori republikan, Ted Cruz, pas votimit u shpreh me fjalët se “Nuk ka pasur kurrë në historinë e njerëzimit një pushtet të tillë siç e gëzon sot teknologjia, me para të mëdha dhe pushtet monopol. Një fuqi të pakontrolluar”.

Kjo ftesë për shefat e platformave më të mëdha teknologjike, erdhi si pasojë e një seancë të mbajtur në Korrik, ku drejtuesit e Amazon, Apple, Facebook dhe Google dëshmuan para një komiteti, në lidhje me çështjet e konkurrencës dhe pretendimet për paragjykim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0