CEO i Porsche paralajmëron makinat 100% elektrike deri në vitin 2030

CEO i Porsche paralajmëron makinat 100% elektrike pas vitit 2030


Në fakt ky lajm mund të jetë brilant për disa, por për adhuruesit e makinave, për ata që i vlerësojnë pak më tepër se sa vetëm një mjet transporti, është një lajm që nuk do donin kurrë ta dëgjonin. Porsche, parashikohet të mos shesë më makina me motorr me djegie të brendshme deri në vitin 2030.

Porsche ka pak kohë që ka filluar të nxjerrë në treg makina hibride. Por, ajo i ka rezistuar të prodhuarit të një makine 100% elektrike.

Shumë zhvillime kanë ndodhur që nga prezantimi i Mission E. Ata gjithashtu janë shprehur se planifikojnë që 50% e prodhimit të tyre të përbëhet nga makina elektrike në 6 vitet e ardhme. Një nga lëvizjet më të guximshme kjo.

Por Oliver Blume, CEO i Porsche bëri një deklaratë edhe më të fortë. Ai u shpreh se pret që duke filluar nga viti 2030, kompania gjermane të shesë vetëm makina elektrike. E thënë ndryshe, 50% tjetër i ndryshimit, në 7 vitet që vijojnë.

Blume dha një invervistë zyrtare për kompaninë pak ditë më parë. I pyetur se “kur do t’a shohim makinën e fundit të kompanisë me motor me djegie të brendshme, ai u shpreh:

“Parashikoj se në vitin 2030, Porsche më shume se sportive do të jenë elektrike. Ku i dihet, ndoshta edhe ikona jonë 911 do të jetë elektrike.”

Kompania edhe më parë ka thënë se Porsche 911 është një nga makinat më të vështira për t’i bërë tranzicionin. Kjo, veçanërisht për fansat fanatik të Porsche.

Blume ndërkohë, pret që kompania të fokusohet në projektet kryesore. Makinat hibride dhe Mission E. Ai thotë se vendime të tilla janë të diktuara nga standartet e reja të Bashkimit Europian.

I pyetur pse nuk ndodh më shpejt ndryshimi, ai u përgjigj:

“Ka disa arsye teknike dhe strukturore për këtë. Por, edhe 100% ekonomike. Që t’a fillojmë, makinat elektrike duan edhe pak kohë që të përmirësohen. Kjo, mbi të gjitha përsa i përket baterisë dhe kohës së karikimit. Gjithashtu duhet bërë shumë përsa i përket infrastrukturës. Rrjeti europian i karikimit i quajtur IONITY nga Porsche, Audi, BMW, Daimler dhe Ford është duke u fuqizuar kundrejt operatorëve të tjerë të cilët janë aktualisht në treg. Por edhe kjo është pjesë e një zgjidhjeje akoma edhe më të madhe. Se dyti, ka të bëjë me dyshimet nëse kjo teknologji është me të vërtetë më e mirë për klimën apo jo. Së treti, njerëzit shpesh nuk e kuptojnë fuqinë e forcës punëtore, e cila, pas të gjithash, është shtylla kurrizore e eknomisë tonë dhe mirëqënies.”

Përsa i përket kësaj, ai sqaron se makinat elektrike kërkojnë shumë më pak punonjës në fabrika. Gjë kjo, e cila është një pjesë e madhe e ekonomisë gjermane.

Burimi: Electrek

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0