CEO i Chobani ndan 3 rregulla biznesi që nuk duhet t'i bëni kurrë nëse doni të jeni të suksesshëm - Business Magazine Albania

CEO i Chobani ndan 3 rregulla biznesi që nuk duhet t’i bëni kurrë nëse doni të jeni të suksesshëm


Lindur në një familje fermerësh nga malet turke, Hamdi Ulukaya shkoi në Amerikë me vetëm 3,000 dollarë në xhep dhe përmes punës së madhe, vizionit dhe pak fat, arriti të ndërtonte një biznes prej miliarda dollarësh yogurt-i.

Por, ndërsa Ulukaya mund të duket si shembulli i përsosur i suksesit të biznesit të modës së vjetër, nga skena e TED, ai shpjegoi se pikëpamjet e tij mbi atë se çfarë do të thotë të jesh i suksesshëm janë jashtëzakonisht të ndryshme nga librat tradicionale të biznesit.

Lexoni: Refugjatët, suksesi i një kompanie miliarda dollarëshe si Çobani

Në të vërtetë, në vend që të shohë veten si heroi kapitalist i zakonshëm, ai mendon për veten e tij si një “anti-CEO”. Rregullat tipike të suksesit të biznesit, thotë ai, janë budallallëk. Ja se me çfarë ai po i zëvendëson ato.

  1. Bizneset ekzistojnë për të maksimizuar vlerën e aksionarëve? Jo

“Librat e sotëm të biznesit thonë se bizneset ekzistojnë për të maksimizuar fitimin për aksionarët. Mendoj se kjo është ideja më e çmendur që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time,” thotë Ulukaya. “Bizneset duhet të kujdesen për punonjësit e tyre së pari,” këmbëngul ai.

Në vitin 2016, Ulukaya ndërmori hapin e pazakontë duke ju dhënë 2,000 punonjësve të tij aksione në kompani. “Disa thanë se është PR. Disa thanë se kjo është një dhuratë. Unë ju thashë: ‘Kjo nuk është një dhuratë’ … Ata i fituan ato me talentin e tyre dhe duke punuar fort,” shpjegon ai.

  1. Mos pyesni se çfarë komuniteti juaj mund të bëjë për ju; pyesni se çfarë mund të bëni ju për komunitetin tuaj

Ulukaya beson se bizneset duhet të shkojnë në komunitetet në vështirësi dhe t’i pyesin, “Si mund t’ju ndihmojmë?”

“Kërkoni për komunitetet në të cilët mund të bëheni pjesë. Kërkoni lejë nga ata dhe arrini suksesin së bashku,” këshillon Ulukaya, duke përmendur rigjallërimin e komunitetit rreth fabrikës së dytë të kompanisë së tij në Idahon rurale për të treguar se si kjo mund të funksionojë për të mirën e të gjithëve.

  1. Shefi juaj nuk është bordi drejtues. Është konsumatori

“Libri i biznesit të sotëm thotë se CEO i raporton bordit. Sipas mendimit tim, CEO i raporton konsumatorit,” thotë Ulukaya. Ai e merr këtë pikë aq seriozisht sa që në ditët e para të Chobani, numri i telefonit në çdo kos ishte numri i tij personal. Konsumatorët mund të telefonojnë drejtpërsëdrejti CEO për të biseduar.

“Konsumatori është në pushtet. Kjo është arsyeja që biznesi ekziston,” u kujton ai liderëve.

Lexoni: Themeluesi i Chobani tregon 4 sekrete për suksesin

Të gjitha këto tingëllojnë idealiste. Dhe ashtu janë. Por Ulukaya këmbëngul se është gjithashtu një recetë për një lloj suksesi më të thellë, më kuptimplotë dhe shumë më fitimprurës.

“Nëse ju jeni të drejtë me njerëzit tuaj, nëse jeni të drejtë me komunitetin tuaj, nëse jeni të drejtë me produktin tuaj, do të jeni më fitimprurës, më inovativë dhe do të keni më shumë njerëz të apasionuar që punojnë për ju dhe komunitetin që ju mbështet,” përfundon ai.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0