CEO i Apple, Tim Cook më pak i paguari ndër ekzekutivët e lartë

CEO i Apple, Tim Cook më pak i paguari ndër ekzekutivët e lartë


Kompensimi i Drejorit Ekzekutiv të Apple, Tim Cook u rrit me 11.5% ose përfitoi 10.3 milionë $ në 2015-ën, ka thënë kompania të Mërkurën, gjatë një viti kur shitjet u rritën me 28% dhe fitimet me 35% por aksionet e saj ranë për herë të parë që nga 2008.

Kompensimi vjetor i Shefit Ekzekutiv të Financës, Luca Maestri u rrit me 81% duke kapur 25.3 milionë $ në 2015.në fakt, Cook rezultoi shefi ekzekutiv më pak i paguar i kompanisë. Angela Ahrendts, zëvvendëse-presidente për shitjet dhe dyqanet online, ishte ajo më e paguara me një total prej 25.8 milionë $.

Paga bazë e Cook u rrit me 14.4% që do të thotë me 2 milionë $ vitin e kaluar, ndërsa kompensimi jo me kapital u rrit me 19%, me 8 milionë $, sipas dokumentacioneve rregullatore.

Apple kishte një vit të mirë gjatë pjesës më të madhe nën udhëheqjen e Cook. Shitjet në Kinë gjatë trmujorit të fundit gati u dyfishuan krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, dhe iPhone vazhdoi të kishte shitje rekord.

Kompania pati një periudhë të keqe në fund të 2015-ës pas rënies me 4.6% të aksioneve, viti i parë negativ i aksioneve që nga koha e krizës globale financiare të 2008-s.
Aksionet e kompanisë më të vlefshme në botë ranë nën 100$ të mërkurën për herë të parë në pesë muaj para se të ringriheshin sërish duke kapur $100.7.

/Entrepreneur/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0