Kur Tim Cook nuk mendon për iPhone apo Apple Watch, me sa duket e ka mendjen tek dushet.
CEO i Apple, Tim Cook, ka përdorur një pjesë të vogël të milionave të tij për të bërë një investim të rrallë në një startup të quajtur Nebia, të krijuar në vitin 2013 dhe me qendër në San Francisco, e cila po prodhon një dush modern me qëllim përmirësimin e eksperiencës së larjes në dush dhe çështë më e rëndësishme, me qëllim zvogëlimin e sasisë së ujit që nevojitet për tu larë me 70 përqind.
Në faqen e saj, Nebia thotë “Teknologjia jonë H2MICRO e ndan ujin në miliona pikëza uji për të krijuar 10 herë më shumë sipërfaqe se sa një dush normal. Më shumë ujë bie në kontakt me trupin tuaj duke e lënë lëkurën më të pastër dhe më të hidratuar.”
“Ne menduam ta nisim me dushet sepse në shtëpitë tona, ai është një nga përdoruesit më të mëdhenj të ujit dhe më e rëndësishmja, është një nga momentet kur njeriu ndodhet i vetëm me ujin,” tha Philip Winter, bashkëthemelues dhe CEO i Nebia, duke shtuar “Nëse arrijmë të sjellim ndryshim nëpërmjet një eksperiencë më të mirë, mund të themi se kemi bërë diçka të fuqishme.”
Nebia e ka testuar dushin modern ne Silicon Valley: në zyrat e Apple, Google dhe Universitetin e Stanfordit. “I ka ndihmuar të kursejnë konsumimin e ujit ndërsa ne kemi marrë komentet e tyre për produktin tonë,” tha Winter.
Një zëdhënës i Apple i tha The New York Times se mbështetja e Cook ishte një investim personal dhe jo i lidhur me Apple.
Ndërsa Winter nuk ka pranuar të japë detaje lidhur me përfshirjen e Cook në këtë ndërmarrje. Në një intervistë për Mashable, Winter tha se “Cook ofron komente shumë të thella mbi produktin dhe rreth ngritjes së një kompanie me vizion largpamës.”
Për Cook, investimi është pjesë e përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të çuar përpara të mirat sociale si brenda edhe jashtë murave të Apple. Ai shpesh ka folur për përmirësimin e diversitetit në industrinë e teknologjisë ndërsa mbetet një nga mbështetësit me një profil të lartë të çështjeve të grupeve LBGT si dhe ka menduar për të ndihmuar me arsimim nëpërmjet produkteve të Apple.
Dhe tani ka menduar edhe për dushet…
Artikulli u botua nga Mashable.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.