Çelsi i të qenit gjeni si Albert Einstein - Business Magazine Albania

Çelsi i të qenit gjeni si Albert Einstein


Çelësi i i të qenit gjeni si Einstein është të mësosh se si të mendosh për një pyetje më gjatë. Shprehja më e famshme e Albert Einstein është: “Nëse do të kisha një orë për të zgjidhur një problem dhe jeta ime do të varej nga zgjidhja, do të kaloja 55 minutat e para duke përcaktuar pyetjen e duhur, pasi të dish pyetjen e duhur mund ta zgjidhësh problemin në më pak se pesë minuta.”

Anjshtajni gjithashtu deklaroi,

Nuk është se unë jam kaq i zgjuar, por qëndroj me pyetjet shumë më gjatë.

Për të qëndruar me pyetjet tona më gjatë, metoda e mendimit DSRP-së është një mënyrë e mirë.

Lexoni: Disa këshilla nga gjeniu Albert Ajnshtajn

Çfarë është të menduarit DSRP?

Kjo teknikë është zhvilluar nga Derek dhe Laura Cabrera – profesorë në Universitetin Cornell. Është një qasje e të menduarit për të strukturuar informacionin dhe pyetjet në mënyrë sistematike. Kjo qasje zbaton rregulla të thjeshta që qëndrojnë në themel të të menduarit. Këto rregulla të thjeshta janë Distinctions (Ndryshimet) – Systems (Sistemet) – Relationships (Marrëdhëniet) – Perspektivat (DSRP).

Përtej Metodës Sokratike

Cabrera na informon se ne duhet të mendojmë për DSRP-në si udhëzim dhe si një formë e re e pyetjeve Sokratike për shekullin 21. Ata zbuluan se metoda Sokratike e marrjes në pyetje i çon studentët në një pikëpamje bardhë-e-zi të botës, ku pyetjet e DSRP i nxisin ata të shohin hije të pakufijshme të grisë që aktualisht ekzistojnë në botë.

Me “DSRP Thinkquiry” Cabrera kërkoi të na ofrojë një mënyrë të re për të bërë pyetje të ndryshme.

“Ne donim që t’i nxisnim njerëzit të bënin pyetje të ndryshme. Pyetje që çojnë në njohuri të reja dhe përgjigje, por edhe më shumë pyetje. Pyetje strukturore që mund të jenë të përziera dhe të krahasohen për të formuar pyetje edhe më komplekse që konsistojnë në esencën e problemeve dhe sistemeve komplekse rreth nesh.”

Cabrera na ka dhënë një mënyrë të përmirësuar për të bërë pyetje më të mira. Ata na kanë dhënë jo vetëm një mënyrë për të qëndruar me një çështje më gjatë, por edhe një mënyrë më të mirë për të ndërtuar pyetje. Personalisht kam zbuluar se thjesht duke përdorur metodën e të menduarit DSRP, jam në gjendje të zbuloj ide të reja që më parë nuk i kisha në mendje.

Lexoni: Këshilla për jetën dhe punën nga Albert Einstein

Për mua, është sikur pyetjet të jenë blloqe Lego në një grumbull të rastit. Metodën e të menduarit DSRP është një mënyrë për të parë çdo bllok si një pyetje tjetër, ku puna jonë është thjesht t’i lidhim ato.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj metode mund të klikoni online faqen www.thinkquiry.us

Për më shumë mund të lexoni librat Systems Thinking Made Simple dhe Thinking at Every Desk.

burimi: Lifehack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0