Çelik Nimani, rrugëtimi i një Sipërmarrësi në ICT - Business Magazine Albania

Çelik Nimani, rrugëtimi i një Sipërmarrësi në ICT


Çeliku, një sipërmarrës serial në Kosovë, lider i komunitetit të sipërmarrësve të rinj e inovatorë në Kosovë do të flasë mbi rrugëtimin e tij, si u bë i suksesshëm dhe për të ardhmen e Startupeve në ICT, në takimin e radhës të përmuajshëm të organizuar nga Garazh në Telekom Community Store , E Martë, 26 Prill, ora 18:00.

Kush është Çelik Nimani?

Çelik-Nimani-profile-photo-businessmag

Çelik Nimani është i diplomuar në Inxhinieri nga Universiteti i Prishtinës dhe një kandidat për Master në Menaxhim Biznesi. Folës profesionist i tre gjuhëve, ai ka një eksperiencë të fortë menaxheriale dhe një bekground në Industrinë Dixhitale. Që prej vitit 2011 ai mentoron dhe ndihmon themeluesit e startupeve të reja nëpër të gjithë Europën Lindore, nëpërmjet kontributit si lehtësues dhe organizator vullnetar për Startup Weekend/ UP Global.

Për shumë vite tashmë, si një sipërmarrës, inxhinier dhe zhvillues komunitetesh është i përfshirë në startup-et dhe rrjetin e sipërmarrësve në Europën Lindore.

Emrin e tij mban kompania e themeluar rishtazi prej tij “Zombie Soup”, një kompani kreative e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve për mobile dhe web dhe ndihmon në ndërtimin e produkteve për kompanitë. Gjithashtu Zombie Soup është partnere e kompanisë “venture”me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Stacked.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0