Çelet Panairi i Biznesit në Cërrik, i pranishëm ministri Haxhinasto - Business Magazine Albania

Çelet Panairi i Biznesit në Cërrik, i pranishëm ministri Haxhinasto


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka marrë pjesё në Panairin e Biznesit, i pari i këtij lloji zhvilluar në qytetin e Cёrrikut. Ministri Haxhinasto tha se ky panair synon të kthehet në një traditë për zonën e Cёrrikut, për të promovuar produktet bujqësore, blegtorale dhe të tekstileve të zonës.

“Jemi të impresionuar nga ky panair, që krijon një traditë të re në këtë ditë të shënuar që është edhe festa e Brigadës së Dumresё. Ky panair tregon se kjo zonë, ka një traditë shumë të mirë, një bazë shumë të mirë për të konkurruar jo vetëm me tregun e vendit, por për të shkuar edhe më tej, në eksport. Nga natyra e produkteve në këtë panair, është e qartë se vëmendja është kthyer te prodhimi, jo vetëm te tregtimi. Disa nga produktet këtu ishin shumë impresionante, më kanё bërë shumë përshtypje prodhuesit e copave dhe rrobave të punës, të cilët kanë arritur të mbyllin gjithë qarkun e prodhimit dhe po pёrgatiten të jenë prezentё edhe në tregun ndërkombëtar, që është njё zhvillim i jashtëzakonshëm për këtë zonë. Shumë mbresëlënëse janë produktet bujqësore dhe blegtorale, që kjo zonë shquhet. Ashtu siç kemi thënë edhe në fillim të këtij mandati dhe po realizohet me sukses nga kryetari i Bashkisë dhe nga Qeveria që e mbështet, duhet ta kemi vëmendjen drejt prodhimit vëndas bujqësor dhe blegtoral. Sot kemi produkte që konkurrojnë me produktet vendase dhe nga importi. Për të gjithë zonën është zhvillim pozitiv, sepse është vetëm 50 minuta larg nga Tirana, dhe gjithë ky prodhim duhet të dalë patjetër në tregun e Tiranës, dhe jo vetëm por edhe të eksportit”.

Në këtë panair morën pjesë 40 biznese, 35 nga zona e Cёrrikut dhe 5 nga qarku Elbasanit.

Ministri Haxhinasto gjithashtu mori pjesë edhe në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule me rastin e 73 vjetorit të krijimit të Bataljonit të Dumresë.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0