Çdo biznes duhet t'i dijë 3 rregullat e Thjeshtësisë

Çdo biznes duhet t’i dijë 3 rregullat e Thjeshtësisë


T’i bësh gjërat e thjeshta nuk është gjithmonë e thjeshtë kur ndërton anije kozmike, kur transporton njerëz mespërmes Atlantikut ose kur furnizon miliona shtëpi me internet. Por pikërisht këtë ka arritur të bëjë Richard Branson te Virgin…

Këtu i hedhim një sy top tre këshillave të themeluesit të Virgin Group për t’u siguruar që thjeshtësia mbizotëron mbi gjithçka. Ashtu si ka shpjeguar ai kohët e fundit: “Zgjidhjet më të mira janë ato që ndahen dhe e thjeshtojnë problemin, duke e bërë zgjidhjen e dukshme. Sipërmarrësit të cilët i mbajnë shpresat e tyre në idetë komplekse harrojnë të vërtetën e vjetër: Jeta është vërtet e thjeshtë, por ne këmbëngulim për ta bërë më të komplikuar.”

1. Shmangni me çdo kusht mikro-manaxhimin

“Kohët e fundit hasa ‘Simple Sabotage Field Manual’ (Manuali i Fushës së Sabotimit), i pubikuar në 1944-ën nga Zyra Amerikane e Shërbimeve Strategjike, pararendësja e CIA-s. Ajo liston strategji të panumërta që sabotuesit në mjedisin e biznesit mund të përdorin për prishur progresin. Në mënyrë të habitshme, shumë prej atyre taktikave po përdoren në zyrat sot nëpër botë! “Për shembull, manuali i udhëzon sobotuesit të cilët janë infiltruar në organizatë ‘të insistojnë të bëjnë gjithçka nëpërmjet kanaleve. Mos lejoni kurrë të ndërmerren rrugët e shkurtra në mënyrë që të përshpejtohen vendimet.”

“Ai gjithashtu sjell në vëmendje që duhet të tregohet shumë kujdes dhe këshillon që çdo vendim t’i referohet komiteteve. Manaxherët këshillohen të “Shumëfishojnë proçedurat dhe qartësimet e përfshira në publikimin e instruksioneve…Duhet të jenë tre njerëz për të aprovuar çdo gjë që mund ta bëjë edhe një person i vetëm.”

“Këto udhëzime mund të duken të dala jashtë mode, por nuk u ikën koha.”

2. Bëj përmbledhje të shkurtra për një ide të prezantuar

Ditët e sotme, kur dikush më prezanton një ide biznesi për të bërë diçka më mirë në një industri të stabilizuar, unë kërkoj për një përmbledhje të saj. Nëse është shumë komplekse për t’u shpjeguar në vetëm pak fjalë, atëherë nuk ka mundësi që ta kuptojnë as klientët, aq më pak ende që të mund ta blejnë.”

3. Hiqni barrierat e panevojshme

“Vite më parë, Zyra Britanike e Telekomunikacioneve erdhi me një plan për ta bërë Mbretërinë e Bashkuar vendin e parë në botë që do t’i lejonte përdoruesit e celularëve t’i mbanin numrat e tyre edhe kur ndryshohej operatori. Ky hap i thjeshtë i heqjes së barrierave për klientët inkurajoi konkurrencën dhe frenoi kompanitë e telefonave celularë për ta bërë procesin e kalimit nga një operator në një tjetër një proces të shtrenjtë dhe të komplikuar.

“Ky ndryshim i menjëhershëm çoi në rritjen e inovacionit në industri. Kompanitë inovuese zkonisht bëjnë një punë të ngjashme për reduktimin e kompleksitetit në jetën e konsumatorëve. Kështuqë kur të hartoni planin tuaj të biznesit, mbani mend: Thjeshtësia është bekim.”

 

/Nga Richard Branson, CEO i Virgin.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0