CBS ka lançuar 5 platforma digjitale në 5 vjetorin e tij - Business Magazine Albania

CBS ka lançuar 5 platforma digjitale në 5 vjetorin e tij


Prezantimi i 5 platformave digjitale ka qenë mënyra e festimit të Creative Business Solutions (CBS) në 5 vjetorin e saj. Eventi me titull “Rritemi së bashku”, përmes këtyre platformave inovative po shërben si një urë lidhëse për bizneset dhe ndërmarrjet e përbashkëta. Në aktivitet morën pjesë 300 pjesëmarrës, përfshirë disa nga partnerët strategjikë të CBS nga USAID, BE, Banka Botërore, GIZ, SIDA, dhe të tjerë.

Këto produkte digjitale të krijuara nga CBS dhe partnerët e saj kanë ndikuar në rritjen e 3,000 bizneseve me një kapital të ardhurash prej 43 milionë dollarësh ose 100 mijë dollarësh në të ardhura për secilën nga bizneset partnere. Për më tepër, produktet kanë nxitur investimet dhe kanë ofruar vende të reja pune që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm për këto kompani.

Lexoni: Financimi i Fermave Shqiptare – Zgjidhja e duhur për rritjen ekonomike

Në fjalën e tij, themeluesi dhe CEO i CBS, Enio Jaço, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e partneriteteve në projekte të tilla.

“Ky është një nga momentet më të rëndësishme që organizata jonë ka dëshmuar në pesë vitet e fundit. Ne nuk jemi këtu për të bërë një prezantim të produkteve tona. Ne jemi sot këtu për të nisur bashkëpunimin dhe partneritetet për të ardhmen. Platformat tona janë tashmë aktive dhe kjo paraqet një ndryshim të madh për CBS. Ne filluam duke krijuar produkte që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme. Sot ne jemi të hapur për ndarjen e këtyre produkteve me të gjithë që janë të interesuar të rrisin investimet në biznesin e tyre,” tha ai.

Platformat u prezantuan nga menaxherët që ishin pjesë e krijimit të tyre dhe të cilët drejtojnë aktivitetet e përditshme, si dhe ofrojnë ide të reja për zgjerim.

AgroWeb.org – Dy faqe të reja informuese

AgroWeb është një portal online për të jetuar shëndetshëm dhe përmbajtja e tij arrin mbi 2 milionë persona në muaj. Platforma ka mbi 327,000 ndjekës në Facebook dhe është faqja më e njohur për shqiptarët në vend dhe jashtë saj.

Suela Ruseti, Menaxhere për komunikimet në CBS, dha lajmin duke thënë se dy faqe të reja synojnë të rrisin cilësinë e jetesës dhe kujdesit shëndetësor në vend.

“Duke qenë një partner i besueshëm, jemi të lumtur që ndajmë disa nga planet tona për të ardhmen me ju. Ne do të hapim dy ëebsite të reja: Health dhe Smart Life nga AgroWeb. Konsumatorët tanë kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur më shumë përmbajtje që përfshin çështje serioze shëndetësore. Si rezultat, platforma Health do të lançohet në vitin 2020. Smart Life nga ana tjetër do të synojë një audiencë më urbane e cila është e interesuar për çështje të përditshme. Smart Life do të lançohet në fund të vitit 2019,” tha Ruseti.

LORES, sistemi dixhital i referimit të kredisë

LORES u lançua në vitin 2016. Ai siguron një sistem përmes të cilit të dhënat nga agrobizneset mund të mblidhen, përpunohen dhe dërgohen në bankat e nivelit të dytë në një format elektronik strukturor për të lehtësuar marrjen e vendimeve për hua. Suksesi i LORES u vulos në tre muajt e parë pas lançimit të tij. 5 nga bankat më të mëdha të Shqipërisë miratuan platformën menjëherë. Përmes LORES, ata disbursuan 6.5 milionë dollarë në 215 kredi. Një shtesë prej 13 milionë dollarë pritet të disbursohet. Kreditë me probleme në sektorin bankar janë 13%, megjithatë, në rastin e LORES raporti i NPL është më pak se 1%.

Gjatë prezantimit të LORES, Z. Jaço bëri tre njoftime të rëndësishme për komunitetin e platformës, duke përfshirë lançimin e LORES 2.0.

“Së pari, me LORES 2.0 klientët nuk kanë nevojë të takohen me një këshilltar të CBS, por mund të aplikojnë drejtpërdrejt në sistem. Së dyti, LORES do të jetë i hapur për referim edhe te ekspertët e jashtëm gjithashtu. Ata do të fitojnë komisione për çdo kredi të suksesshme. Tashmë jemi në një projekt pilot me 7 ekspertë të përzgjedhur. Së treti, LORES do t’u ofrojë bankierëve një risi financiare, e cila do të zvogëlojë rreziqet për kredi dhe do të sigurojë tarifa më të lira për klientët,” tha Jaço, duke falënderuar të gjithë ekspertët që kanë punuar me LORES dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë.

IntoAlbania – Informacion dhe transaksione. Një platformë one-stop për turistët

IntoAlbania është një produkt digjital i vetmi në llojin e tij që ofron përvojë autentike për të huajt në Shqipëri. Turistët që duan të vizitojnë Shqipërinë mund të përdorin platformën për të blerë bileta fluturimi, për të prenotuar një hotel apo hostel, për të zbuluar atraksionet e duhura, restorantet, baret, turnetë, etj.

Alma Nathanali, menaxhere e projektit, tha që në 1 vit e gjysëm, IntoAlbania ka mbledhur gjysëm milion vizitorë në faqen e saj dhe aplikacionin online. Gati 45,000 turistë që përdorën platformën kanë vizituar Shqipërinë dhe mbi 100 ndërmarrje të vogla dhe të mesme përdorin platformën për transaksionet e tyre.

“Jam shumë e lumtur që së bashku me ekipin tonë IntoAlbania kemi arritur të krijojmë IntoAlbania.com dhe aplikacionin e saj online, të disponueshëm në çdo smartphone. Të dy produktet janë krijuar për të zbuluar Shqipërinë si kurrë më parë duke vendosur ura digjitale midis Shqipërisë autentike dhe udhëtarit global që interesohet për një eksperiencë të vërtetë. Platforma bashkoi dy aspekte shumë të rëndësishme: informacionin dhe transaksionet që sot krijojnë ADN-në e IntoAlbania,” tha ajo.

Lexoni: Me Into Albania tani mund t’i rezervoni online eventet në Shqipëri

Në fjalën e tij, Çelik Nimani, CEO i Frakton, një kompani për zhvillimin e softëare-ve, dha më shumë detaje në lidhje me E-Commerce, një nga elementët më të rëndësishëm të ëebsite-ve.

“Të gjitha veçoritë e teknologjisë janë zhvilluar një nga një. Funksionet e-commerce të IntoAlbania, të cilat janë pjesa më e ndërlikuar e punës që ne bëmë, u ka mundësuar bizneseve lokale që të inovojnë operacionet e tyre të brendshme, siç janë menaxhimi digjital i turneve, tarifave të fluturimit dhe akomodimit. Për më tepër, kjo ka afruar bizneset shqiptare me klientët e huaj. Për shkak të kësaj, ata mund të planifikojnë çdo detaj përpara vizitës së tyre në Shqipëri dhe të marrin të gjitha garancitë për më shumë mundësi,” tha ai.

AgroTrade – Një urë lidhëse midis prodhuesve dhe blerësve të huaj

Liana Suleymanova, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit të Ri në CBS, lançoi platformën AgroTrade, një nga më inovatoret në Shqipëri, kushtuar startup-it të një sistemi online për shkëmbimet tregtare të agrobizneseve midis Shqipërisë dhe tregjeve të huaja.

Në fjalën e saj, zonja Suleymanova sqaroi se AgroTrade është një platformë online B2B që lidh bizneset në bujqësi me tregjet rajonale dhe ndërkombëtare përmes procedurave të integruara 360° të tregtisë.

“Kjo është një platformë inovative dhe unike në rajon. Ka potencial të madh për rritjen e tregtisë rajonale të prodhimeve bujqësore. AgroTrade është një urë lidhëse midis prodhuesve dhe blerësve të huaj. Qëllimi i saj është të lehtësojë komunikimin, të promovojë oferta për prodhuesit dhe të zvogëlojë periudhat e pritjes për blerësit e interesuar për të gjetur produkte në sasitë dhe çmimet e duhura. AgroTrade është një platformë unike që lehtëson tregtinë midis prodhuesve vendorë dhe blerësve europianë. Tregtarët vendas mund të vendosin profilet e tyre në platformë dhe kështu të hapin rrugën drejt eksporteve dhe zgjerimit të tregjeve të tyre. Platforma po rritet çdo ditë me profile të ndryshme të shitësve dhe blerësve. AgroTrade synon të bëhet një lider rajonal në mundësimin e zgjerimit të kompanive të eksportit në tregjet ndërkombëtare,” tha Suleymanova.

Impact Investing Initiative (I3) – produkti i fundit inovator i CBS

Në përfundim të eventit, Drejtori i Përgjithshëm i CBS, Enio Jaço, prezantoi produktin e fundit që CBS do të sjellë së shpejti. Ekspertët e CBS janë duke punuar shumë për të lançuar Impact Investing Initiative. Jaço tha se nisma ka për qëllim investimet që kanë një ndikim pozitiv social, financiar dhe mjedisor. Ky është një koncept i ri jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.

“Kjo metodë investimesh mund të jetë e panjohur në Shqipëri ose në rajon, por ne kemi të bëjmë me një fenomen global që u shfaq 12 vjet më parë. Që nga viti 2007, kjo metodë e investimeve është shndërruar në një industri 500 miliardë dollarëshe. Ne synojmë ta sjellim këtë në Shqipëri dhe në rajon. Disa nga aspektet më të rëndësishme të kësaj nisme janë krijimi i një fondi për të siguruar kapital të mjaftueshëm për investime të tilla. Në vend të huave ose granteve, kapitali do të ofrohet si një fond i kufizuar dhe i orientuar drejt investimeve brenda kompanisë. Ne do të shqyrtojmë mundësinë e financimit të SME-ve që duan të investojnë në bujqësi të qëndrueshme, energji të rinovueshme, turizëm, shëndetësi, arsim, etj. Ne do t’i ndihmojmë kompanitë të marrin grante ose asistencë teknike. I3 pritet të lançohet në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021,” përfundoi Jaço.

/cbs.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0