Shkence
4 astronautë të NASA-s kthehen urgjent në Tokë pas një problemi mjekësor
Katër astronautë të misionit Crew-11 janë nisur herët drejt Tokës nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, pasi NASA vendosi të ndërpresë misionin për shkak të një problemi mjekësor të një anëtari të ekuipazhit, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Astronauti është në gjendje të qëndrueshme dhe nuk ka pasur nevojë për masa të veçanta gjatë kthimit.