Njihuni me arritjen shkencore të vitit 2025 - Business Magazine Albania

Njihuni me arritjen shkencore të vitit 2025

Njihuni me arritjen shkencore të vitit 2025

Pas çmimeve për ilaçet kundër obezitetit dhe HIV-it vitet e fundit, këtë vit shkenca ndryshoi kurs. Njohja si arritja shkencore e vitit shkoi për tejkalimin global të lëndëve djegëse fosile nga burimet e rinovueshme.

Revista Science ka shpallur si “Breakthrough of the Year 2025” tejkalimin global të energjisë së rinovueshme mbi burimet fosile. Për herë të parë, energjia e gjeneruar nga dielli dhe era ka arritur të mbulojë rritjen e konsumit elektrik global gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, duke dhënë më shumë energji sesa qymyri.

Lexo edhe: Mbikapaciteti, avantazhi më i madh i Kinës në AI

Kina udhëheq këtë tranzicion, si prodhuese kryesore e teknologjive kyçe si panelet diellore dhe bateritë. Megjithatë, vendi mbetet një nga emetuesit më të mëdhenj të CO2 në botë, një paradoks i shpjegueshëm me prodhimin e madh industrial dhe popullsinë e saj.

Por sfidat për t’u shkëputur nga karburantet fosile mbeten ende të mëdha si: rezistenca politike në disa vende, si SHBA, vështirësitë e riciklimit të paneleve dhe baterive, si dhe kapaciteti i kufizuar i rrjetit elektrik për të shpërndarë energjinë e prodhuar.

Sipas raportit Beyond Fossil Fuels, vetëm në Evropë rreth 1.700 GW energji e rinovueshme mbeten të bllokuara.

Viti 2025 tregon se një e ardhme energjetike e pastër është e mundur, por për ta arritur plotësisht duhet të investojmë në infrastrukturë, të kapërcejmë rezistencat politike dhe të përmirësojmë riciklimin e materialeve.

science

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0