Fenomeni i rrallë kozmik, zbulohet planeti që gllabëron 6 miliardë tonë gaz në sekondë - Business Magazine Albania

Fenomeni i rrallë kozmik, zbulohet planeti që gllabëron 6 miliardë tonë gaz në sekondë

planetin e ri

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka tronditur komunitetin shkencor: një planet i ri, i quajtur Cha 1107-7626, ndodhur rreth 620 vite dritë larg Tokës, po përjeton një “oreks kozmik” të paparë, duke thithur gjashtë miliardë tonë gaz dhe pluhur çdo sekondë, një sjellje që deri më sot ishte vërejtur vetëm tek yjet.

Sipas një studimi të publikuar nga Observatori Astronomik i Palermos, ky është rasti i parë kur një objekt me masë kaq të ulët tregon një proces kaq të fuqishëm akumulimi.
“Ne po studionim ritmin e përthithjes së materialit dhe papritur vumë re një rritje shumë të fortë të fluksit që po godiste objektin qendror. Ishte një fenomen i pazakontë,” shpjegon astronomi Víctor Almendros-Abad, autori kryesor i studimit.Planeti Cha 1107-7626 është ende në formim dhe vlerësohet të jetë pesë deri në dhjetë herë më i madh se Jupiteri. Si një planet endacak, ai lëviz i lirë në hapësirë pa u lidhur pas një ylli, çka e bën akoma më të habitshëm ritmin e tij të rritjes.

Sipas autorëve, sasia e materialit që planeti po përthith është rreth dhjetë herë më e madhe se zakonisht, duke tejkaluar çdo normë të njohur për objekte të këtij lloji.
“Një ndryshim i tillë në vetëm disa ditë apo muaj është i jashtëzakonshëm për astrofizikën — ku proceset ‘e shpejta’ zakonisht zgjasin miliona vjet,” tha Amelia Bayo nga Observatori Evropian i Jugut, bashkëautore e studimit.

Lexo edhe: Future2Tech 2025, mbi 5000 vizitorë dhe mbështetje për startup-et dhe bizneset

Një shpjegim i mundshëm është se fushat magnetike po drejtojnë rrjedhën e gazit dhe pluhurit drejt planetit — një mekanizëm i njohur në formimin e yjeve, por kurrë më parë i vëzhguar tek planetët.

Zbulimi u bë falë të dhënave të Teleskopit Hapësinor James Webb dhe spektrografit X-shooter në Very Large Telescope të Observatorit Evropian në Kili. Duke analizuar dritën para dhe gjatë shpërthimit, shkencëtarët arritën të rindërtonin mënyrën se si planeti akumulon materie, edhe pse shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje.

Sipas Almendros-Abad, vëzhgime të ngjashme të kryera 15 dhe 20 vite më parë tregojnë se ky fenomen mund të jetë i përsëritshëm.
“Tani duam të kuptojmë sa shpesh ndodh, sa zgjat dhe sa ndikim ka në formimin e planetit, sepse nuk e kemi ende të qartë gjithë ciklin e kësaj faze të përthithjes së përforcuar,” shtoi ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0