Me BuyToAmerica.com mund të porosisni përtej oqeanit

Me BuyToAmerica.com mund të porosisni përtej oqeanit


Prandaj shërbimi më i ri i quajtur BuyToAmerica.com, i realizuar nga Alban Kosova dhe ekipi i tij ju vjen në ndihmë të gjithë atyre që:

– Kërkojnë të blejnë online në faqe amerikane por nuk mund t’i sjellin produktet në Shqipëri. (amazon.com, ebay.com , etj)

– Të afërmit në Amerikë ju kanë blerë produkte por nuk mund t’jua dërgojnë në Shqipëri.

Ky shërbim mundëson dërgesat nga AmerikaShqipëri për pothuajse çdo gjë duke nisur nga pajisjet elektronike, veshje, aksesorë, pjesë këmbimi për makina dhe deri te vetë makina.

buytoamerica-com-mund-te-porosisni-pertej-oqeanit-businessmag

Çmimi i dërgesave fillon nga 23 $ dhe koha e dërgesës është shumë e shkurtër. Përshembull: një iPhone 7 mund ta sillni në Shqipëri për 29.7 $ në vetëm 3 ditë.

Mënyra e funksionimit është tepër e thjeshtë:

1- Mjafton të regjistroheni në buytoamerica.com dhe ju merrni adresën e magazinave në New York, Amerikë.

2- Kur blini online përdorni këtë adresë për produktet tuaja.

Për shumë faqe amerikane si Amazon.com & Ebay.com, brenda Amerikës transporti është falas.

3. Kur produkti mbërrin në magazinat tona New York, ju shfaqet në faqen tuaj. Më pas mund të përzgjidhni se me cilën postë dëshironi ta dërgoni (DHL, USPS, Fedex, etj)

Tani mund të porosisni lehtësisht gjithçka që dëshironi falë BuyToAmerica.com.

/BusinessMagAl

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0