Buxheti 2022 - Mbështetje për biznesin e vogël dhe startup-et - Business Magazine Albania

Buxheti 2022 – Mbështetje për biznesin e vogël dhe startup-et

biznesin e vogël
~4 minuta lexim

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj kanë prezantuar buxhetin 2022 dhe paketën fiskale për biznesin e vogël. Rama theksoi se bizneset e vogla më parë ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10 për qind, ndërsa sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero. Kreu i qeverisë deklaroi se biznesi i vogël po rikuperohet nga pandemia. Deri në muajin tetor 2021 rezultojnë 2400 biznese më shumë se përpara mbylljes nga pandemia.

‘Sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia dhe faktikisht në tetor 2021 kur është bërë edhe numërimi më i fundit, janë 2400 biznese të vogla më shumë se sa përpara mbylljes nga pandemia. 67% e bizneseve të vogla janë me certifikatë elektronike, dhe 30% e bizneseve të vogla që lëshojnë faturë fiskale.” theksoi Rama.

Gjithashtu një temë që u prek gjatë takimit ishin Zyrat e Punës, të cilat do të ristrukturohen, pasi janë pasive, ndërsa biznesi i vogël do të përfitojë fonde nga shteti për trajnimin e kandidatëve.

“Skema me zyrat e punës kështu siç është, ka nevojë për një rishikim sepse është pasive, ndërkohë që agjencia do të marrë nga bizneset nevojat dhe bizneset do të paraqiten me emra kandidatë, por që kanë nevojë për kualifikim, atëherë mbështetja me kualifikim do të bëhet drejtpërdrejtë pranë bizneseve dhe kur të marrë këtë fond do të bëjë edhe punësimin, se për një numër profilesh, janë bizneset që mund të bëjnë trajnimin”, tha Rama.

Lexoni: Rimëkëmbje në turizëm, mes sfidash të forta  

Ministrja Ibrahimaj bëri me dije se do të vihet në dispozicion një fond prej 250 milionë lekësh për startup-et, si dhe një sërë programesh për nxitjen e punësimit, që synojnë rreth 5 mijë individë të hapin bizneset e tyre.

Ministrja theksoi se për 8 vite, numri i bizneseve të vogla u rrit me 155 % duke u shtuar me mbi 67 mijë biznese.

“Këto shifra tregojnë se ne kemi përmirësuar klimën e biznesit duke e konsideruar biznesin e vogël një potencial jo vetëm në zhvillimin ekonomik të vendit, por dhe potencial në ndërkombëtarizimin e produkteve shqiptare”.

Ibrahimaj shtoi se biznesi është mbështetur me fonde të ndryshme. “Në buxhetin e vitit 2022 janë parashikuar 250 milionë lekë, të cilat do të shkojnë në mbështetje të startup-ve dhe do të shkojnë në zhvillim të ideve të biznesit. Kjo është mbështetja që qeveria shqiptare ka parashikuar në buxhet, por ndërkohë janë një sërë donatorësh ndërkombëtarë të cilët mbështesin biznesin e vogël dhe iniciativën e lirë të biznesit.”

Ibrahimaj u ndal edhe te programet e nxitjes së punësimit, ku buxheti i vitit 2022 do të vazhdojë të nxisë punësimin.

“Janë shtatë programe me të cilët synohet të nxiten rreth 5 mijë individë që do të zhvillojnë aftësimin e tyre me idenë se do të hapin bizneset e tyre. Gjatë gjithë qeverisjes AIDA i ka ardhur në ndihmë startup-ve, i ka ardhur në ndihmë bizneseve të reja duke dhënë rreth 350 milionë lekë fonde dhe për vitin e ardhshëm kemi menduar që pranë AIDA të hapet një sektor i veçantë i cili do të merret më trajnimin e bizneseve duke menduar dhe programet e suksesshme që kanë pasur donatorët ndërkombëtarë. Me mbështetjen e BE-së, do kemi një fond të veçantë për garancinë rinore, nëpërmjet të cilit do t’i bëjmë një premtim çdo të riu deri 29 vjeç, i cili brenda katër muajsh ose do të mbështetet nga një program punësimi, ose nga një program formimi apo arsimimi”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0