Prindërit dhe kujdestarët me fëmijë nën moshën 18 vjeç mund të përfitojnë lehtësira fiskale dhe rimbursim financiar për shpenzimet arsimore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike procedurën dhe kriteret për përfitimin e këtyre kompensimeve, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.
Sipas Tatimeve, çdo individ që ka plotësuar deklaratën DIVA 2025 përfiton:
-
48 mijë lekë të reja zbritje nga baza tatimore për fëmijët nën 18 vjeç
-
Deri në 100 mijë lekë të reja rimbursim për shpenzimet arsimore
Kush përfiton?
Përfitimi u takon prindërve ose kujdestarëve ligjorë:
-
që kanë fëmijë nën 18 vjeç
-
me të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë
-
që kanë plotësuar ose jo detyrimin për deklarimin e DIVA 2025
Tatimet sqarojnë se kompensimi përfitohet edhe në rastet kur individi nuk ka detyrim për deklarim, duke zgjeruar kështu rrethin e përfituesve.
Si kryhet aplikimi?
-
Kërkesa për rimbursim bëhet vetëm një herë
-
Aplikimi kryhet nga anëtari i familjes me të ardhurat më të larta vjetore
-
Duhet të dorëzohen dokumentet justifikuese për shpenzimet arsimore, sipas udhëzimeve të DPT-së
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar gjithashtu listën e dokumentacionit të nevojshëm dhe hapat që duhen ndjekur për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse.
Kjo masë synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve dhe të mbështesë arsimin e fëmijëve, në një periudhë me rritje të kostove të jetesës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto