Business Magazine partner mediatik në eventin Marketing Kingdom Stamboll - Business Magazine Albania

Business Magazine partner mediatik në eventin Marketing Kingdom Stamboll


Ky event ekstravagant për marketing do të përfshijë prezantime rreth trendeve më aktuale, duke u fokusuar në teknologji & marketing, mobile marketing, përmbajtje e gjeneruar sipas përdoruesit, fushata të personalizuara dhe menaxhim i komunitetit.

Lista e folësve në Marketing Kingdom Istanbul përmban ajkën e industrisë së marketingut:

* Andreas Toscano Mielenhausen, Drejtor kreativ për ZOO – për Itali&Spanjë, Google

* Amira Rashad, Udhëheqës rajonal i Brand Advertising, Facebook

* Facundo Lavino, EMEA Partner për shitje në TwitterAnia Jakubowski

* Richard Harless, Menaxher për Gjermani në Shazam Entertainment

* Tim McLoughlin, Udhëheqës i Rrjeteve Sociale, Saatchi and Saatchi

* Anja Jakubowski, Drejtor Gjeneral për Polsk dhe Baltic, Coca-Cola

* Lars Silberbauer, Udhëheqës global për Rrjete sociale dhe kërkim në LEGO

* Katie Morse, Nënkryetar për Social Media, Nielsen

* Greg Allum, Udhëheqës i rrjeteve sociale , Sony

* Daniel Fellows, Menaxher i lartë për ndërveprim digjital dhe social në Vodafone

* Rohini Behl, Drejtor marketingu dhe ekselence në Unilever

* Daria Radota Rasmussen, Drejtor global për komunikime të integruara në Carlsberg Group

* Andrea Monaci, Drejtor i Marketingut në Cloud për Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë në HP

* Adam Clyne, Udhëheqës digjital në EMEA, Weber ShandwickAdam Clyne Weber Shandwick

* Pierandrea Quarta, Menaxhere globale digjitale për brand në Head & Shoulder, Procter & Gamble

* Maksimilian Kallhed, Themelues dhe drejtor i The Pop Up Agency

* John Brown, Drejtor dhe udhëheqës për ndërveprim në Hotwire PR

Në më shumë se 11 shtete të ndryshme, Marketing Kingdom, është eventi më i madh në botë për marketing. Eventi organizohet nga P World së bashku me Business Magazine  dhe infoalbania.al  si partner mediatik për Shqipërinë.

Për informacione rreth axhendës dhe çmimeve vizito P World.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0