Burnout, kujdes punonjësit - Business Magazine Albania

Burnout, kujdes punonjësit


Në botën moderne ku ne jetojmë gjithçka vërtitet rreth shifrave. Sa do jetë fitimi mujor, si do jetë bilanci i fundvitit, sa mund të ulim shpenzimet, rrogat….

Punonjësit kanë një ritëm ditor si robot, puna me orar, shpesh edhe 2-3 orë më shumë sepse duhet dorëzuar X projekt në kohë. Në shumë raste edhe kur janë pranë familjes janë të kujdesshëm se mos merr shefi, konstant jetojnë me frikën se mos ndoshta diçka nuk shkon si duhet me projektin e radhës, me shpresën se ndoshta do paguhen për ato orë ekstra dhe në fund realiteti: jo vetëm që nuk vlerësohen apo paguhen për orët e tepërta, por edhe jetojnë me frikën e largimit nga puna, me frikën nëse do marrin rrogën qoftë minimalen, do arrijnë të marrin lejen (atë minimum leje që kanë), e të tjera, e të tjera frikëra.

Çfarë rezultati sjell kjo?

Atë që sot quhet “Burnout” e të punësuarit

Po çfarë është Burnout?

Burnout në vendin e punës është lodhja mendore, fizike dhe emocionale e shkaktuar nga stresi i tepërt për një kohë të gjatë, pra reagimi i individit ndaj stresit të akumuluar gjatë një periudhe të zgjatur kohore. Shenjat më të dukshme shfaqen me lodhjen e përgjithshme që ndjen dikush. Por, si mundet ta dallojmë tek individi këtë ezaurim total, gjithmonë varet nga disa faktorë dhe nga vetë individi, pasi secili prej nesh ka mënyrën e vet të jetës.

Diçka është e qartë! Që është edhe në interesin e punëdhësit që të parandalojë këtë fenomen, pasi rezultati apo bilanci vjetor është rezultat i punës joefektive. Nëse dikush shkon në punë, por pavarësisht dëshirës së mirë nuk arrin të japë rezultatet e duhura, atëhere nuk mjaftojnë vetëm marrja e masave drastike si ato që përmenda fillimisht, por duhet parë problemi në kompleks dhe të tregohet kujdes ndaj punonjësit duke marrë masa për të reaguar në kohë, pasi edhe Charlie Chaplin ishte i bindur që njeriu nuk është makineri. Jemi qenie njerëzore me kufizime, pasi asnjë gjë e tepërt nuk është ok për asnjë; pas çdo aktiviteti është e domosdoshme edhe shplodhja. Pra ky ezaurim, në fund të fundit është një formë proteste e organizmit për çekulibrimin e krijuar.

Disa nga masat parandaluese janë:

Faktori kryesor që shkakton Burnout është mbingarkesa dhe stresi që ecin dorë për dore së bashku. Mbingarkesat janë oraret e zgjatura, turnet e natës, ndryshimi i shpeshtë i orareve, puna 7/7 ditë të javës, pra sa më gjatë të jetë punonjësi në punë, aq më i ekspozuar është ndaj këtij fenomeni.

Gjithashtu, këtu nuk është vetëm thjesht orari, por puna nën presion: projekte të vështira, mosreagimi i shefave apo kolegëve në kohën e duhur për të përfunduar një X punë në kohë, kushte pune të vështira (mosajrim, punë në temperatura të larta/ulëta, mungesa e kushteve minimale në vendin e punës, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e një 30 minutshi për të ngrënë në qetësi), mosbashkëpunimi, konflikte të ndryshme, mosvlerësimi i punës së dikujt etj.

Me një planifikim të kujdesshëm të këtij procesi pune, këto gjëra mund të evitohen. Punonjësit nëse duhet patjetër të kenë orare fikse atëhere kujdesuni që të gjithë t’i respektojnë këto orare dhe rregulla, gjatë orarit të punës planifikoni disa pushime në mes, qofshin edhe 5 minutëshe, leje vjetore më të zgjatura. Nëse e lejon vendi i punës orarin fleksibël, ofroni edhe këtë mundësi. Stresin e tepërt e evitojmë duke ndarë detyrat për secilin punonjës dhe duke krijuar një atmosferë të tillë ku komunikimi apo debati mes vetë punonjësve të jetë sa më konstruktiv.

Kur shfaqen shenjat e para të Burnout është mirë të dëgjoni dhe të analizoni ato çka ju thotë punonjësi, shpesh mjafton vetëm një bisedë pesëminutshe për të ndryshuar një situatë stresante në vendin e punës.

Gjithashtu punonjësit absolutisht duhet ti plotësohen kushtet në vendin e punës, nuk mund të kërkosh nga punonjësi të përfundojë  X projekt në X kohë, nëse nuk ka le të themi një kompjuter me gjithë programet e duhura….

Punëdhësi duhet të jetë korrekt ndaj punonjësit, korrekt me pagesat, korrekt me premtimet e dhëna. Duhet të kenë kujdes me fjalorin që përdorin, korrekt në ngritjen e pagave dhe ngritjen në një pozicion më të mirë, gjithmonë duhet ti jepet prioritet atij që e meriton, pasi kur çalojnë këto gjëra punonjësit humbasin dëshirën të japin më të mirën ose thjesht do largohen dhe shumë shpesh punëdhënësi e kupton tepër vonë se çfarë thesari ka humbur.

Asnjëherë nuk duhet te harrojmë që çdo lloj pune sado interesante, me kalimin e kohës kthehet në monotone, prandaj si punëdhës shpesh duhet të gjeni një motivim ndryshe.

Pra me disa masa, që nuk duan shumë investim apo kohë, punëdhësi mund të evitojë shumë nga këto porbleme. Me të drejtë dikush mund të pyesë, po si mundet punëdhënësi t’i dallojë këto gjëra, nuk është psikolog apo specialist i trajtimit të njeriut në tërësi? Sot tregu ofron mundësi të ndryshme për marrjen e njohurive ose ashtu si ndodh shpesh në Slloveni apo edhe në vende të tjera, kontraktojnë specialistë të kësaj fushe, pasi në fakt punonjësi do t’i besojë më shumë një të jashtmi rreth problemeve apo stresit që ndjen, sesa punëdhënësit. Punëdhënësi  duhet të jetë i hapur të pranojë kritikat konstruktive dhe të ndryshojë ato gjëra që janë problematike brenda kompanisë.

Por, gjithsesi edhe duke marrë këto masa, nuk është e mundur ta evitojmë si fenomen 100%, pasi punonjësi mund të ketë probleme personale, por nëse marrëdhëniet, komunikimi dhe sistemi brenda kompanisë janë të mirëorganizuara, mundësitë për të arritur deri tek një Burnout total janë shumë më të pakta.

Nëse marrim masa preventive në kohën e duhur, atëhere ky proces pune kthehet në një proces win-win fantastik dhe afatgjatë.

Gota e zbrazët nuk ka se çfarë të japë, kujdesu që herë pas here, ashtu si mbush gotën, të mbushësh edhe veten me energji.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0