BSH: Ekonomia po forcohet, vlerësimi i lekut e tregon këtë - Business Magazine Albania

BSH: Ekonomia po forcohet, vlerësimi i lekut e tregon këtë


Vlerësimi i monedhës vendase tregon se ekonomia shqiptare po forcohet sipas Bankës së Shqipërisë. Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e parë të këtij viti BSH vëren se tendenca mbiçmuese e lekut dhe rënia e vazhdueshme e euros, është ndikuar nga faktorë afatshkurtër të paktën sa i përket monedhës së përbashkët.

Në raport thuhet se, “Kursi i këmbimit forcoi ritmet mbiçmuese muajt e fundit me një mbiçmim prej 5.3% ndaj gjithë shportës së monedhave, si rrjedhojë e reflektimit të euros. Në analizat e bankës, kjo prirje është në linjë me fondamentet e ekonomisë, tregon për një ekonomi që po forcohet. Në tremujorë të veçantë, kursi është ndikuar nga prurjet valutore, që kanë qenë afatshkurtër.”

Në vlerësim e lekut, ndikim sipas bankës kanë dhënë transaksionet e operatorëve të mëdhenj, ndërsa oferta në valutë ka qenë më e lartë se kërkesa.

Prej pak ditës, monedha europiane po këmbehet në pikat e këmbimit valutor nën vlerën 127 lekë.

Lexoni: Euro zbret nën 127 lekë

Ndërkohë, banka e Shqipërisë vlerëson në raportin e saj të fundit se ecuria ekonomike përkon me pritjet e saj. “Rritja ekonomike u ngadalësua në tremujorin e katërt 2017, kurse inflacioni u rrit në tremujorin e parë 2018. Kushtet e financimit mbeten lehtësuese dhe mbështesin nxitjen e kërkesës agregate. Megjithatë, kreditimi i sektorit privat vijon të jetë i moderuar. Inflacioni mesatar i tremujorit të parë shënoi nivelin 1.9%, duke shënuar rritje të lehtë në një tremujor më parë. Rritja e atribuohet rritjes së çmimit të qirasë dhe çmimeve të administruara. Rritja e inflacionit u favorizua nga zgjerimi i kërkesës agregate dhe presioneve të brendshme të inflacionit. Inflacioni mbetet nën objektivin tonë prej 3%,” – nënvizon Banka në raport.

Sipas raportit, të dhënat e disponuara sugjerojnë për ritme të ngjashme rritjeje edhe në tremujorin e parë të vitit 2018.

Parashikimet tona sugjerojnë se ekonomia do të vijojë të rritet gjatë horizontit afatmesëm, e ndihmuar nga përmirësimi i ambientit të huaj dhe nga kushtet e favorshme të financimit në vend. Shfrytëzimi më i plotë i kapaciteteve prodhuese, rritja e presioneve të huaja inflacioniste dhe ankorimi më i mirë i pritjeve inflacioniste afatmesme, krijojnë premisa për forcim in e presioneve inflacioniste. BSH parashikon se inflacion i do të kthehet në objektiv brenda vitit 2019,” thekson BSH.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0