Britania e Madhe vjen pas Francës: Do të ndalojë shitjen e makinave me naftë ose benzinë pas vitit 2040

Britania e Madhe vjen pas Francës: Do të ndalojë shitjen e makinave me naftë ose benzinë pas vitit 2040


Britania e Madhe do të ndjekë hapat e fqinjes së saj, Francës përsa i pëket ndotjes nga gazrat e makinave. Ky është hapi i parë drejt eleminimit, ndoshta total të tyre.

Të prekur nga kjo do të jenë vetëm makinat dhe furgonët e rinj. Sipas tyre, kjo do të sjellë një ulje të oksidit të nitrogjenit, dhe do të përmirësojë shëndetin publik.

Lexoni: Asnjë makinë me naftë ose benzinë nuk do të shitet në Francë pas vitit 2040

Qeveria paralajmëroi se kjo lëvizje, e cila do të prekë edhe mjete hibride, ishte e nevojshme. Ata thonë se nuk kishte rrugë tjetër të mundur për të shmangur dëmet që shkaktojnë gazrat. Ministrat e Britanisë së Madhe, kanë rekomanduar të aplikojnë tarifa për makinat, për të hyrë në të ashtuquajturat “clean air zones” (CAZ). Gjithsesi, qeveria dëshiron që taksat të jenë vetëm një përshtatje me rregullat e reja, duke iu friksuar pak protestave.

“Cilësia e ulët e ajrit është problemi më i madh për shëndetin publik. Britania e Madhe dhe qeveria e saj janë të vendosura të bëjnë lëvizje të forta në lidhje me këtë problem në sa më pak kohë.” u shpreh një zëvëndës i qeverisë.

Lexoni: Tesla: Një tjetër pronar fajëson sistemin Autopilot pas përplasjes!

“Kjo është arsyeja ofruar këshille me fonde të reja për të përshpejtuar zhvillimin e planeve lokale, si pjese e një programi ambicioz prej 3bn £, për të pastruar ajrin e ndotur në rrugët tona.”

Plani final, i cili do të përfundojë në fund të muajit Korrik, vjen pas një raporti që avokatët e mjedisit, e përshkruan si “më të dobët nga sa mendohej”.

Sekretari i ambjentit, Michael Gove, është duke shpresuar për një pritje më të mirë kur të publikojë materialin përfundimtar të Mërkurën.

Lexoni: Aston Martin RapidE: EV e parë që nga viti 2019

Ka disa ndryshime të sugjeruara edhe nga Bashkimi Europian, të cilat ende nuk janë bërë. Si psh. futja e teknologjive të reja në transportin publik, drejtimi i rrugëve.

Këshilli gjithashtu ka dhuruar £255m për riprogramimin e semaforëve.

Presidenti i Francës ndihmoi vendin e tij duke nënshkruar Paktin e Parisit.

Këto veprime, shënojnë edhe fundin e dominancës së motorrëve me djegie të brëndshme. Kjo, prej mëse 100 vitesh.

Lexoni: Volvo: Të gjitha modelet pas vitit 2019 do të jenë hibride ose elektrike

Prof David Bailey, ekspert i industrisë së automobilizmit, thotë se ky është një plan goxha afatgjatë për tu marrë shumë seriozisht. Ai thotë se këto lëvizje dërgojnë një mesazh shumë të fortë tek prodhuesit por edhe tek konsumatorët. Makinat elektrike janë e ardhmja, dhe janë të pa evitueshme.

Paketa për cilësinë e ajrit të Britanisë, përfshin edhe £1bn investime për automjetet ekologjike. Ajo përfshin ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për makinat elektrike, si psh piakt e karikimit.

Kjo strategji, vjen pas lajmit se ajri i ndotur i Britanisë, është përgjegjës për 40.000 vdekje të të miturve në vit. Analistët thonë se rritja e CAZ nga 6 në 27, do të ketë ndikim të madh. Ato do të kenë impakt shumë të mirë dhe do të sjellin rreth £1bn të ardhura. CAZ do të ulin më shumë se 1000 herë sasinë e NO2. Por, kjo kërkon edhe ndihmën e autoriteteve lokale.

Burimi: TheGuardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0