Britania e Madhe prezanton ID digjitale të detyrueshme - Business Magazine Albania

Britania e Madhe prezanton ID digjitale të detyrueshme

Mbretëria e Bashkuar njoftoi javën e kaluar një sistem të detyrueshëm të identitetit digjital, të quajtur “Brit Card”, i cili pritet të jetë i detyrueshëm për të gjithë banorët deri në vitin 2029.

Qeveria argumenton se identiteti digjital, i cili do të funksionojë përmes një aplikacioni, do të thjeshtojë marrëdhëniet me shërbimet publike dhe do të rrisë sigurinë duke verifikuar identitetet e individëve në mënyrë më efikase. Sistemi synon të lehtësojë qasjen në shëndetësi, arsim dhe shërbime sociale, duke reduktuar burokracinë dhe rreziqet e mashtrimit. Po ashtu, ai synon të kufizojë emigracionin e paligjshëm, duke siguruar që vetëm personat me të drejta ligjore mund të punojnë dhe të përdorin shërbime publike.

Megjithatë, projekti ka hasur në kundërshtim, me mbi 2.5 milion nënshkrime në një peticion që e konsiderojnë si “hapat drejt mbikëqyrjes masive dhe kontrollit digjital”.

Identiteti digjital në vendet e tjera evropiane

Koncepti i ID-së digjitale nuk është i ri në Evropë. Disa vende e kanë implementuar me sukses, duke ofruar një model se si Britania mund të modernizojë shërbimet publike.

  • Estonia ka e-ID që prej pothuajse 20 vitesh, e cila lejon qytetarët të votojnë, të firmosin dokumente digjitale, të përdorin shërbime shëndetësore dhe arsimore, si dhe shërbime bankare dhe blerje online. Sistemi kursen mesatarisht pesë ditë pune në vit për qytetarët, dhe sot 99% e estonezëve kanë ID digjitale.

  • Danimarka përdor aplikacionin MitID, i prezantuar në 2021 dhe i përdorur nga mbi 90% e popullsisë, i cili integron shërbime bankare, qeveritare, taksa, shëndetësi, pensione dhe arsim.

  • Spanja ka DNI elektronik që nga 2006, i përforcuar tani nga aplikacioni smartphone MiDNI, një model i ngjashëm me atë të Danimarkës.

Lexo edhe: Identiteti digjital në Shqipëri, përparim historik apo dilemë e frikshme?

Në nivel të BE-së, rregullorja eIDAS 2.0 kërkon që të gjitha vendet anëtare të ofrojnë qytetarëve një portofol identiteti digjital deri në vitin 2026. Projekte pilot tashmë po zhvillohen në 26 vende të BE-së, si dhe në Norvegji, Islandë dhe Ukrainë, duke përfshirë qindra autoritete publike dhe kompani private.

Megjithatë, shumica e sistemeve evropiane mbeten vullnetare ose të lidhura me kartat ligjore ekzistuese të identitetit, ndryshe nga propozimi i detyrueshëm i Britanisë së Madhe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0