Brian Fanzo, folës në Spark.Me 2019. Zhvillues i podcasteve në teknologji e biznes, spiker ndërkombëtar - Business Magazine Albania

Brian Fanzo, folës në Spark.Me 2019. Zhvillues i podcasteve në teknologji e biznes, spiker ndërkombëtar


Brian Fanzo do të jetë mes spikerave të konferencës Spark.Me që do të mbahet në Tivat në Mal të Zi me 25-26 Maj. Brian është themelues i iSocialFanz, kompani që ka ndihmuar në nxitjen e strategjive dixhitale dhe influencuese me markat më të njohura në botë si Dell, EMC, Adobe, IBM, UFC, Applebees dhe SAP.

Brian vjen nga përvoja të ndryshme. Fillimisht ai ka punuar për Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve në sigurinë kibernetike, më pas si një Evangjelist Teknologjik në lulëzimin e informatikës cloud. Sot ai është një marketer dixhital dhe një folës i rëndësishmë ndërkombëtar. Ai njihet për frymëzimin dhe mentorimin e bizneseve që të shfrytëzojnë zhvillimin e teknologjisë dhe marketingun dixhital – për të dalë nga zhurma dhe për t’u angazhuar me klientë të të gjitha moshave. Ai ka folur në eventet më të rëndësishme botërore, përfshirë SXSW, Social Media Marketing World, Consumer Electronics Show dhe Mobile world Congress.

Brian zhvillon dy podcast-e të teknologjisë dhe biznesit – FOMOFanz dhe SMACtalk. Gjatë viteve, filozofia e tij #ThinkLikeAFan ka fuqizuar historitë e fushatave të shumë prej kompanive të renditura në Fortune 50 si Periscope, Snapchat and Facebook Live.

Spark.me ka anuncuar tashmë pjesën më të madhe të folësve të konferencës dy ditore: Andrew Keen (autor best-seller ndërkombëtar dhe një nga komentatorët më të njohur në botë për revolucionin dixhital).

Anab Jain (një folëse e TED, dizajnere, regjizore dhe bashkë-themeluese e Superflux, një kompani për inovacionin, dizajnin dhe teknologjinë.), Peter Shankman (i shpallur pesë herë autor bestseller. Ai është ekspert i shërbimit ndaj klientit dhe sipërmarrës serial. New York Times e ka quajtur Peter “një rockstar që di gjithçka për mediat sociale.”

Jeremiah Owyang (konsiderohet si personi kryesor dhe zëri përfundimtar në programet e inovacionit të korporatave dhe ndër të tjera ka punuar me klientë siAdobe, Electrolux, Wells Fargo, Nestle, Cisco, Western Union, Visa, Colgate, Yum dhe Pepsi.), Tom Goodwin (Tom është zëvendës-president dhe kreu i inovacionit pranë Zenith Media, një nga agjencitë më të mëdha të medias në botë, ku ai ka për detyrë t’u paraprijë trendeve të reklamimit.) Cate Murden (themeluese e PUSH, një konsulencë biznesi e bazuar në sjelljen njerëzore. Ka punuar me klientë si Google, Facebook, Twitter, Yahoo, Saatchi & Saatchi, Havas, IMG, HSBC, Sainsbury’s, Vice e shumë të tjerë).

Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME. Që atëherë, ajo u rrit nga një pikë takimi për disa dhjetra entuziastë të teknologjisë dhe geeks në një ngjarje të teknologjisë dhe marketingut për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Vetëm në 2018, Spark.me mblodhi 580 pjesëmarrës nga 28 vende. Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0