Bregu: Për të fituar më shumë dhe për të jetuar më mirë - Zgjidhni të ardhmen STEM-Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë - Business Magazine Albania

Bregu: Për të fituar më shumë dhe për të jetuar më mirë – Zgjidhni të ardhmen STEM-Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë

STEM

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, RCC nis një fushatë për të inkurajuar gratë dhe vajzat e reja në të gjithë Ballkanin Perëndimor që të zgjedhin karrierën në STEM

 Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) po fillon një fushatë të quajtur “Zgjidhni të ardhmen STEM” për të inkurajuar gratë dhe vajzat e reja që të ndjekin karrierat në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) duke sjellë modele frymëzuese të grave të suksesshme nga Ballkani Perëndimor (BB).  Kjo fushatë u krijua si pjesë e rrjetit rajonal të Grave në STEM, një iniciativë e përbashkët e RCC dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

“65% e fëmijëve të sotëm  do të punojnë në një punë që nuk ekziston ende.  Deri në vitin 2030, midis 40 dhe 160 milionë gra do të duhet të përshtaten me punë që kërkojnë aftësi më komplekse digjitale, sociale dhe emocionale.

Në nivel global, në fusha të avancuara si inteligjenca artificiale, vetëm 1 në 5  profesionistë është grua.  Rritja dhe përshtatja e aftësive tona dhe të qënit i përditësuar me teknologjitë e reja është e rëndësishme për të rinjtë, veçanërisht gratë. Pra, nëse doni të keni zgjedhje më të mira pune, të fitoni më shumë, e të jetoni më mirë, si Anica, Anila, Jana, Jasminka, Valentina dhe Zana, të cilat do t’i takoni në historitë që do të ndajmë me ju në ditët në vijim,zgjidhni të ardhmen STEM.  Kjo është këshilla më e mirë që mund t’ju jap”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, duke njoftuar fillimin e fushatës “Zgjidhni të ardhmen STEM”.

 Gjashtë gra të shquara, të cilave u jemi mirënjohëse që pranuan të jenë fytyra e fushatës “Zgjidhni të ardhmen STEM”, janë:

Anica Pavlovic, MSc në inxhinieri elektrike dhe shkenca kompjuterike.

“Arritja jonë është që ne ndërtuam një brez novatorësh të ardhshëm që do ta ndryshojnë këtë botë për mirë”

STEM është bërë dashuria e Anicës që në fëmijërinë e hershme, për shkak të tregimeve për shkencëtarët e famshëm. Ajo ka përfunduar studimet për Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Beograd.  Themelimi i një Qendre Inovacioni e ka ndihmuar atë të përfshijë gjithnjë e më shumë fëmijë në STEM.  Hobi si fotografia dhe sporti janë pjesë e përditshmërisë së saj.

Anila Paparisto, PhD në Biologji.

“Duke përqafuar shkencën, ne të gjithë përqafojmë një rrugë që na udhëheq drejt lumturisë dhe krijimit të një shoqërie më të mirë”.

E duke zgjedhur shkencën, Prof. Dr. Anila Paparisto ka krijuar tashmë rreth 25 vjet përvojë në kërkimin shkencor në fushën e Biologjisë së Kafshëve, Edukimit dhe mësimdhënies së Shkencave Biologjike. Gjatë karrierës akademike, Prof. Paparisto është përfshirë në kërkime kombëtare dhe ndërkombëtare, projekte në fushën e entomologjisë, sistematike dhe biodiversitetit, specieve pushtuese, insekteve si bio-tregues të ndotjes së lumenjve dhe edukimit biologjik.

Jana Klopchevska, PhD në teknologjinë e ushqimit.

“Nëse zgjidhni një profesion STEM, do të keni shumë sfida, por do të jeni në gjendje të krijoni kohën tuaj të lirë.”

MJana ka përfunduar shkollimin për teknologji ushqimore dhe studimet postdoktorale në Universitetin Mjekësor Paracelsus në Salzburg.  Ajo e nisi rrugëtimin e saj të sipërmarrjes 6 vite më parë, dhe aktualisht punon në projekte inovative në gastronominë molekulare.

Lexo: “Bli tani, paguaj më vonë”, – Shtohen zërat për frenimin e kësaj industrie të financave

 Jasminka Hasic-Telaloviq, doktoraturë në inxhinieri.

“Mençuria, forca dhe kompetenca nuk kanë gjini. Ne duhet të çmontojmë të gjitha barrierat gjinore në mënyrë që shoqëritë tona të mund të përdorin plotësisht talentin e tyre.”

Një akademike me përvojë, tani profesore e Shkencave Kompjuterike dhe Sistemeve të Informacionit në Universitetin SSST me bazë në Sarajevë, Jasminka bëri një karrierë të jashtëzakonshme në kërkimin e shkencës së të dhënave, inteligjencës artificiale, bioinformatikës, algoritmeve dhe mësimit të makinerive.

Valentina Radulovic, MSc në shkencat natyrore.

“Gratë janë shtylla jo vetëm e familjes dhe e shoqërisë, por edhe e gjithë ekonomisë”. 

Valentina ndërtoi një karrierë të gjatë 17-vjeçare në industrinë e telekomunikacionit duke mbajtur pozicione drejtuese në kompani të mëdha.  Sot ajo është një sipërmarrëse, konsulente, mentore dhe pedagoge dhe me fjalët e saj është e lirë të punojë dhe ta menaxhojë kohën ashtu siç dëshiron.

 Zana Tabaku, pedagoge e gjuhës angleze, drejtuese e një kompanie në fushën ICT

“Është thelbësore të kemi më shumë gra në STEM, sepse diversiteti rrit inovacionin teknologjik.  Kjo është e ardhmja.”

 Zana nuk e filloi karrierën e saj në STEM, ajo u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Angleze.  Megjithatë, ajo njohu potencialin e TIK-ut që herët dhe ndryshoi rrugën e karrierës dhe të ardhmen e saj.  Tani, Zana është duke udhëhequr një kompani TIK në Prishtinë, por gjithashtu mentoron dhe frymëzon gratë e reja dhe të talentuara.

Bashkohuni me ne ndërsa ndjekim rrëfimet e tyre dhe zbuloni pse dhe saktësisht si ato zgjodhën të ndiqnin karrierën në STEM.

Për më shumë, në kanalet e mediave sociale të RCC.

https://www.rcc.int/news/794/bregu-to-have-wider-choices-earn-more-and-live-better–choose-stem-future

https://www.instagram.com/p/CnjjR7Zqc7A/

https://www.instagram.com/p/CnjhJTbh_sn/

https://fb.watch/i7DOSxZeYE/

https://twitter.com/rccint/status/1615685494733475840?s=20&t=SenkX_K6aXQ0_HqHNv9M6w

https://www.linkedin.com/feed/update/urn:li:activity:7021450829505212416

https://vm.tiktok.com/ZMYJc8PAx/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0