Bregu: Bashkëpunimi rajonal është kompleks dhe i vështirë, por është rruga e duhur që të çon përpara - Business Magazine Albania

Bregu: Bashkëpunimi rajonal është kompleks dhe i vështirë, por është rruga e duhur që të çon përpara

Bashkëpunimi rajonal
~4 minuta lexim

EPP vendosi të miratojë Rezolutën e Qëndrimit ndaj Ballkanit Perëndimor, që mirëpret dhe vlerëson arritjet rajonale, të mbështetura dhe të udhëhequra nga RCC

“Realitetet tona sot janë krejtësisht të ndryshme, për shkak të luftës në Ukrainë që dërgoi valë tronditëse deri tek ne dhe përkeqësoi dy tendenca, që ishin në zhvillim: ngadalësimin e rritjes dhe inflacionit. Për ilustrim, çmimet e ushqimeve dhe pijeve u rritën midis 7% në Shqipëri dhe 13% në Serbi. Inflacioni i përgjithshëm parashikohet të arrijë në 6.3% në vitin 2022. Por krahas inflacionit dhe çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndikimi ekonomik ndihet edhe nëpërmjet ndërprerjes në zinxhirët e furnizimit, tregtisë, investimeve, flukseve financiare dhe turistike dhe pasigurive të investitorëve,” tha Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në Kongresin e Partive Popullore Europiane (EPP) në Roterdam, në diskutimin e nivelit të lartë EPP ‘Balkan Coffee’ me temë: Lufta e Rusisë dhe efektet e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ishin të pranishëm Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt, Shefja e Task Forcës për Ballkanin Perëndimor, Komunikimit Strategjik dhe Parashikimit, Shërbimit të veprimit të jashtëm Europian (EEAS), Jasna Jelisic, dhe Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë të Partive Popullore Evropiane, Patrick Voller.

Varësia e Ballkanit Perëndimor nga Rusia dhe Ukraina në tregtinë e mallrave është 6.5%. BE-ja mbetet partneri dhe investitori më i madh tregtar në rajonin tone, megjithatë, për herë të parë, në edicionin e 8-të të Barometrit Ballkanik, shohim një trend negativ në mbështetjen për integrimin në BE. 60% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e konsiderojnë anëtarësimin në BE si një gjë të mirë, ndërsa vitin e kaluar mbështetja ishte 62%. Në këtë drejtim, tek qytetarët po vërehet rritja e pesimizmit se ekonomia e tyre nuk do të hyjë kurrë në BE. Vitin e kaluar ishte 22% dhe tani është 28%.

“Pra, diagnostikimi është i qartë dhe nuk është i mirë: Ka rreziqe negative të komplikuara dhe lufta, ushqimi, energjia, inflacioni…të cilat më bëjnë të mendoj me zë të lartë: nëse shpaloset plotësisht ky skenar krize duke u ndjekur nga çështjet dypalëshe, përshkallëzimi i toneve gjatë zgjedhjeve apo vonimi i hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE do të krijojë një densitet të tillë rreziqesh duke e bërë terrenin ideal që nacionalizmi ekonomik dhe politik të zërë rrënjë dhe të lulëzojë”, shtoi Bregu.

Bashkëpunimi rajonal mbetet shumë i vlerësuar – sipas Barometrit Ballkanik 2022, 76% e qytetarëve pajtohen se bashkëpunimi rajonal mund të kontribuojë në një situatë më të mirë politike, ekonomike ose të sigurisë në ekonominë e tyre.

“Ndryshimet do të kërkojnë kohë. Të gjithë ne do të kemi nevojë për një koordinim të fortë, reforma afatgjata si dhe një qasje të njëjtë në politikëbërje që mund të adresojnë sfidat komplekse e të ndërlidhura si dhe të balancojnë kompromiset mes qëllimeve ekonomike, sociale dhe mjedisore. Bashkëpunimi rajonal është komplek dhe i vështirë, por është rruga e duhur për të ecur përpara”, përfundoi Sekretarja e Përgjithshme e RCC.

Asambleja e EPP-së do të miratojë Rezolutën e qëndrimit ndaj Ballkanit Perëndimor që mirëpret Deklaratën e Sofjes për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Axhendën e Ballkanit Perëndimor për Inovacionin dhe Planin e Veprimit të Përbashkët Rajonal të Tregut të Përbashkët, duke vlerësuar arritjet rajonale, veçanërisht ato të udhëhequra nga RCC, siç është hyrja në fuqi e Marrëveshjes Rajonale të Roaming të BP në korrik 2021, e cila ka përmirësuar lëvizshmërinë dhe integrimin në rajon, një përfitim i qartë ky për të gjithë qytetarët dhe një tregues për arritjet e mëdha që mundësohen falë përpjekjeve të përbashkëta.

/rcc.intnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Biznesi është një reflektim i karakterit të atij që e drejton atë.”
— Howard Schultz
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0