Europa ''online'', vendet ku njerëzit kalojnë më shumë kohë në internet - Business Magazine Albania

Europa ”online”, vendet ku njerëzit kalojnë më shumë kohë në internet

Një studim i fundit ka evidentuar dhjetë vende evropiane ku njerëzit janë pothuajse “gjithmonë” online. Të dhënat globale tregojnë se miliona persona kalojnë pjesën më të madhe të kohës në internet. Në një anketim që përfshiu 24 vende – mes tyre 10 në Europë – u konstatua se mesatarisht 28 për qind e të pyeturve përdorin internetin pothuajse pa ndërprerje. Raporti vjen mes shqetësimeve në rritje mbi varësinë nga ekranet, pasi studime të ndryshme kanë treguar se koha e tepruar online mund të shtojë rrezikun e problemeve emocionale dhe sjellore tek fëmijët.

Përqindjet më të larta të përdorimit të vazhdueshëm u regjistruan në Japoni (56 për qind) dhe Korenë e Jugut (49 për qind), ndërsa më të ulëtat në Nigeri (13 për qind) dhe Greqi (14 për qind), sipas Qendrës Kërkimore Pew me bazë në SHBA.

Në Europë, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia dhe Italia u renditën ndër vendet kryesore për kohën e kaluar online. Në këto shtete, mbi 90 për qind e popullsisë ka akses broadband në shtëpi, sipas të dhënave të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Nga ana tjetër, Hungaria shfaqi nivelin më të lartë të personave që nuk përdorin fare internetin, 12 për qind,  më shumë se çdo vend tjetër europian i përfshirë në studim. Megjithatë, kjo mbetet një shifër më e ulët krahasuar me vende si India (36 për qind) apo Kenia (33 për qind).

Lexo edhe: Tut Tut, startup-i franceze arrin 1 milion dërgesa me modelin e shpërndarjes komunitare

Studimi nënvizon gjithashtu se të rinjtë kanë përqindjen më të lartë të përdorimit të internetit dhe rrjeteve sociale, duke qëndruar pothuajse gjithmonë online.

Kjo prirje është vënë re edhe nga politikëbërësit evropianë. Në një fjalim në Parlamentin Europian më 13 shtator, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen paralajmëroi për dëmet e rrjeteve sociale tek të rinjtë, duke i krahasuar ato me alkoolin dhe drogat.

Ajo sugjeroi se mund të vijë koha për të aplikuar të njëjtat kufizime moshore edhe për rrjetet sociale, ashtu si dikur për duhanin, alkoolin apo përmbajtjen për të rritur.

Në disa vende evropiane tashmë janë propozuar rregullime ndaj platformave të mëdha teknologjike dhe kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale apo telefonave inteligjentë në shkolla. Në nivel global, UNESCO raportoi se me përfundimin e vitit 2024, dhjetëra sisteme shkollore kishin ndaluar përdorimin e telefonave në klasa.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0