Brainster Albania nis Akademinë unike të Graphic Design - Business Magazine Albania

Brainster Albania nis Akademinë unike të Graphic Design

Brainster Albania

Brainster Albania, një organizatë rajonale për arsim në IT, është entuziaste të njoftojë fillimin e aventurës së saj më të re në Shqipëri – Akademinë e Graphic Design. Duke ndjekur suksesin fillestar të Akademisë të kodimit Front-End, e cila ka pasur një periudhë të shkëlqyer regjistrimi vitin e kaluar, Brainster Albania po zgjerohet për të shtrirë horizontin e saj edukativ për të marrë pjesë në botën kreative të Graphic Design.

Akademia e re e Graphic Design nuk është vetëm një program edukimi, është një rrugë e re për designer-at e ardhshëm. Ky program gjithëpërfshirës është hartuar me përpikmëri për të ofruar një mësimdhënie të thelluar dhe përvojë praktike në fushën dinamike të Graphic Design. Programi mësimor i Akademisë është projektuar për ta kthyer pasionin në profesion, duke u fokusuar në trendet dhe mjetet më të fundit të industrisë.

Pse të zgjidhni Akademinë e Graphic Design:

  • Instruktorë Profesionistë: Një mundësi për të mësuar nga më të mirët. Instruktorët në Brainster Albania janë profesionistë me përvojë të pasur në industrinë e Graphic Design. Ekspertiza e tyre siguron që studentët të marrin njohuri praktike dhe reale.
  • Projekte Në Botën Reale: Brainster Albania beson fuqishëm në mësimin duke praktikuar. Studentët do të kenë mundësinë unike për të punuar në projekte reale për kompani të vërteta, duke ofruar përvojë praktike të çmuar dhe një portofol të jashtëzakonshëm pas përfundimit.
  • Mundësi Punësimi: Talenti duhet të shpërblehet. Studentëve më të mirë të Akademisë do t’ju ofrohen mundësi të jashtëzakonshme punësimi/internshipe duke kapërcyer hendekun midis të mësuarit dhe rritjes profesionale.
  • Bursë për Aplikantët: Për shkak të angazhimit të organizatës për ta bërë arsimin të arritshëm për të gjithë, Brainster Albania është krenare të ofrojë bursa për aplikantët në Shqipëri, duke e bërë këtë një mundësi të pakrahasueshme për talentët vendase.

“Misioni i Brainster Albania është të ushqejë dhe zhvillojë aftësitë e liderëve të ardhshëm në teknologji dhe dizajn. Me lancimin e Akademisë së Graphic Design ne po ftojmë individë të apasionuar në Shqipëri që të nisin një udhëtim që premton jo vetëm arsim, por transformim. Përmes Akademisë sonë, studentët mund të bëhen pjesë e një komuniteti që inovon, frymëzon dhe udhëheq rrugën në industrinë kreative”,  Orjeta Zylalaj, menaxhere në Brainster Albania.

Regjistrimet tashmë janë hapur dhe Brainster Albania inkurajon studentët potencialë të përdorin këtë mundësi për të kthyer aspiratat e tyre krijuese në një karrierë të suksesshme.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen e tyre të internetit, ose kontaktoni zyrën e regjistrimit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0