Botanic Home Decor: Arredimi i shtëpive në një stil unik tashmë vjen online - Business Magazine Albania

Botanic Home Decor: Arredimi i shtëpive në një stil unik tashmë vjen online

Botanic Home Decor

Botanic Home Decor është një rishitës i produkteve me punime abstrakte si qypa, panorama, produkte dekoruese për shtëpia apo ambiente të ndyrshme. Ata janë zotërues të një pikë shitjeje në zonën e Astirit e cila ka funksionuar si pikë fizike prej rreth 20 vitesh. Megjithatë duke parë që tashmë gjithë njerëzit janë online dhe shitjet bëhen më të lehta nëpërmjet një pajisjeje elektronike apo thjesht nëpërmjet një celulari, ata vendosën të hedhin hapin e parë për të kaluar online. Në një intervistë me Xhino Kushi, pronarin e Botanic Home Decor zbulojmë më shumë për planet e tij të biznesit.

Duke qenë se keni një kohë goxha të konsiderueshme në treg interesi duhet të jetë i madh? Kryesisht cili është grupi juaj i klientëve tipik?

Klientët tanë tipik janë njerëzit e thjeshtë, familjet e një niveli mesatar të cilët duan të arredojnë shtëpitë e tyre duke u dhënë një prekje ndryshe, me një çmim të favorshëm. Pavarsisht se ne besojmë se ka produkte të përshtatshme për të gjithë stilet dhe të gjitha kërkesat në çmim. 

Si e keni menduar ta bëni kalimin nga dyqan fizik në dyqan online?

Siç e dimë i gjithë tregu e ka kthyer vëmendjen totalisht nga tregtimi online, ne menduam që do të ishte një mënyrë e mirë për ne që të jemi më pranë konsumatorit tonë primar, të lehtësojmë procesin e blerjes por edhe të promovojmë produktet tona. 

Momentalisht kemi zgjedhur një rrugë të thjeshtë për të parë se sa mund të funksionojë, duke hapur një faqe në instagram dhe duke postuar. Angazhimi në rrjete sociale do kohën e vetë për të kuruar postimet dhe profilin, por ne jemi munduar t’a fillojmë pa ndihmën e një profesionisti dhe të shohim se si do të vazhdojë. Nëse do të ketë ecuri do të kemi një website të dedikuar për Botanic Home Decor.

A kanë filluar ato shitjet e para nga Instagrami apo jemi ende herët?

Kemi patur shitje edhe pse numri i ndjekësve është goxha i vogël çka më tregon që jemi në rrugën e duhur. 

Keni mendurat se si mund ta zgjeroni më vonë Botanic?

Një ide e mirë do të ishte një showroom më i madh, ndoshta të zhvendosemi në një vend më pranë qendrës, ose dhe të hapim një pikë tjetër. Ne jemi duke i peshuar të gjitha mundësitë por duke qenë ende biznes i vogël edhe mundësitë tona shkojnë paralel me fitimet.

Cili mendoni që ka qenë problemi që jeni ende një biznes i vogël pas kaq shumë vitesh?

Problemi mendoj që është kryesisht ekonomia në Shqipëri, produktet tona janë gjëra luksi por për një shtresë që dita-ditës po detyrohet të heq dorë nga gjërat e luksit. Një familje që nuk ka nevojat bazë të plotësuara nuk mund të mendojë për produkte arreduese. 

Sa mendoni se do të ketë impakt në volumin e shitjeve instagrami?

Është herët për të folur për shifra, por presim një dyfishim të shitjeve, me përkushtim dhe vëmendje besoj se kjo mund të vijë shumë shpejt. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0