BMW, GM, Ford, Renault nisin blockchain research group për industrinë

BMW, GM, Ford, Renault nisin blockchain research group për industrinë


Prodhuesit si BMW, General Motors, Ford dhe Renault janë emrat pas një grupi të ri të formuar pak ditë më parë. Qëllimi i grupit është që të eksplorojë mundësi të reja që blockchain mund të krijojë për industrinë automotive dhe transportin në përgjithësi.

MOBI (Mobility Open Blockchain Initiative) nisi javën që shkoi me 30 financues të tjerë si Bosch, Blockchain at Berkeley, Hyperledger, Fetch.ai, IBM and IOTA. Ky grup, ka 1 synim kryesor. Ta bëjë transportin më të sigurt, më të lirë, dhe më të aksesueshëm me anë të blockchain.

Blockchain ka padyshim potencialin që të ndikojë në shumë industri. Regjistrat dhe smart contacts veçanërisht, mund të ndryshojnë mënyrën se si organizatat dhe produktet përdorin dhe konsumojnë të dhënat.

MOBI gjithashtu tha se do të fokusohet në pagesat, kontrollin e të dhënave, zinxhirin e furnizimit, financimet, si edhe shërbimet e transportit.

Në fakt, nuk është hera e parë që një ose më shumë kompani automotive shfrytëzojnë blockchain. Toyota tashmë ka filluar kërkimet e saj. Renault nga ana e saj iu bashkua R3 blockchain Consortium që në shtator 2016. Daimler ndërkohë është pjesë e projektit Hyperledger nga Linux Foundation. Me MOBI, grupi i përbërë nga BMW, General Motors, Ford dhe Renault, është i fokusuar në hapësirën automotive dhe mundësitë potenciale, jo specifikisht në një pikë të caktuar.

“Blockchain dhe teknologji të ngjashme janë gati të ndryshojnë industrinë. Kjo, si konsumatorët blejnë, sigurojnë dhe përdorin makinat e tyre.” – u shpreh Chris Ballinger, CEO i parë i MOBI.

“Duke bashkuar prodhuesit e makinave, furnizuesit, startup-et, dhe agjensitë qeveritare, ne mund të përshpejtojmë adoptimin, për të mirën e biznesit, konsumatorëve dhe komunitetit.” – vazhdoi ai. Ai ka qënë me parë drejtor për shërbimet e lëvizjes pranë Toyota Research Institute.

Persona të tjerë me influencë janë pjesë e bordit të drejtorëve. Joseph Lubin, themelues i ConsenSys dhe bashkëthemelues i Ethereum. Gjithashtu edhe Brian Behlendorf, drejtor ekzekutiv i Hyperledger.

Burimi: TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0