Bllokohet permbarimi privat - Business Magazine Albania

Bllokohet permbarimi privat


 

Dhoma Kombetare e Permbaruesve jep alarmin se nje udhezim i nxjerre nga Ministria e Financave ne bashkepunim me ate te Drejtesise ka bllokuar gjithe sherbimin permbarimor te vendit.

“Sherbimi permbarimor eshte ne kolaps dhe ne 90 per qind e aktivitetit te tij eshte pezulluar. Kjo duket qarte ne dosjet e regjistruara, te cilat mund t’i shikoni tek te dhenat e Ministrise se Drejtesise, numri i te cilave eshte shume ne renie per shkak te ketij udhezimi”, deklaron Petrit Qarri, kryetar i Dhomes Kombetare te Permbaruesve.

Udhezimi, i cili ka hyre ne fuqi dy muaj me pare, ndryshon tarifat qe bankat paguajne per sherbimin permbarimor, duke i kthyer ato nga fikse ne tarifa ne baze te suksesit. Por sipas permbaruesve, skema e re eshte lene evazive dhe kjo ka krijuar ngerçin.

“Vete bankat nuk gjejne dot konsensus se si t’i afrohen sherbimit permbarimor permes tenderit te suksesit. Nuk dine se ke do te quajne sukses dhe ke do pranojme ne si sukses. Problemi i dyte eshte mbeshtetja e Policise se Shtetit. Drejtori i pergjithshem ka dhene nje urdher, i cili eshte ankimuar ne gjykate, ku specifikohen rastet e veçanta se kur do mbeshtetet sherbimi permbarimor privat”, nenvizon Qarri.

Veç kesaj, sipas permbaruesve, udhezimi i ri ka dhe gabime teknike qe e bejne ate te pazbatueshem ne terren. “Shpenzimet i jane dhene pales debitore. Ka gabime teknike”, shton kryetari i Dhomes se Permbaruesve.

Shqiperia eshte vendi me nivelin me te larte te kredive te keqija ne rajon, me rreth 25 per qind. Forcimi i ekzekutimeve permbarimore ka qene nje nga rekomandimet kryesore te FMN-se dhe Bankes Boterore per te ulur rreziqet ne sistemin financiar dhe ekonomine e vendit.

 

 Top Channel

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0