Bllokohet Kanali i Suezit, pezullohet transporti tregtar - Business Magazine Albania

Bllokohet Kanali i Suezit, pezullohet transporti tregtar

Kanali i Suezit, kanali më i madh tregtar në botë është bllokuar nga një anije gjigande kontejnerësh e cila sipas dëshmitarëve u godit nga erërat e forta ndërkohë që po lundronte dhe dëmtoi trupin qendror të anijes duke e ndaluar së funksionuari.

Incidenti ka krijuar kaos dhe pengesë për dhjetëra anije tregtare që kalojnë aty. Autoritetet frikësohen për një situatë që mund të zgjasë me ditë dhe  kanë urdhëruar hapjen e kalimit të vjetër të kanalit të Suezit. 10% e tregtive botërore bëhen nëpërmjet këtij kanali që lidh Mesdheun me detin e Kuq dhe të gjithë Europën me Azinë.

Anija “Ever Given” krijuar në Panama ishte nisur nga Kina për në portin e Roterdamit në Holandë. Duke u kthyer anija u dëmtua dhe ngeci rreth orës 7 të mëngjesit të së martës. Me gjatësi 400 metra dhe gjerësi 59 metra, anija ka bllokuar të gjithë rrugëkalimin nëpër kanal.

Autoriteti i kanalit të Suezit tregon se është anija më e madhe e ngecur në Suez dhe po përdorin anije tërheqëse për ta lëvizur. Nëse kjo metodë nuk funksionon ata do të duhet të lëvizin të gjithë ngarkesën prej 20.000 kontejnerësh nga anija.

Ekspertët thonë se operacioni për të lëvizur anijen “Ever given” mund të zgjasë ditë pasi do të duhet edhe zhvendosja e sasive të rërës. Mesatarisht në kanalin më të madh tregtar në botë kalojnë 51 anije tregtare në ditë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0