BlackBerry tërhiqet nga Pakistani pas kërkesave qeveritare për monitorim të trafikut

BlackBerry tërhiqet nga Pakistani pas kërkesave qeveritare për monitorim të trafikut


Prodhuesi kanadez i telefonëve njëherazi edhe zhvillues i platformave të sigurta të komunikimit, BlackBerry, do të largohet nga Pakistani brenda fundit të vitit. Shkak janë bërë kërkesa nga qeveria Pakistaneze për mbikqyrje.

Qeveria Pakistaneze aktualisht ka përjashtur përdorimin e serverave enterprise të BlackBerry, të cilët ofrojnë komunikim të enkriptuar mes telefonëve BlackBerry. Më 30 Dhjetor Blackberry do të largohet dhe pikërisht këtë ditë telefonët do të ndalojnë nga funksioni. Në të vërtetë një tërheqje e kompanisë pritej që në muajin Nëntor, por përjashtimi i serverave të kompanisë u shtye edhe me një muaj.

Marty Beard i Blackberry shpjegoi: “E vërteta qëndron te fakti se qeveria Pakistaneze kërkonte akses të plotë dhe monitorim pa kufizime të trafikët që gjenerohet nga shërbimet enterprise përfshi postën elektronike dhe BlackBerry Messenger.” Kjo mesa duket për kanadezët ishte e papranueshme.

“Ne nuk mbështetim të tilla nisma dhe nuk e kemi bërë në asnjë vend të botës,” tha Marty Beard.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Pakistaneze kishte urdhëruar operatorët celularë që të mos përdorin serverët e BlackBerry në muajin Korrik. Për qeverinë Pakistaneze ishte e pamundur ndërhyrja në serverat e BlackBerry.

Probleme të ngjashme BlackBerry i ka hasur edhe në të kaluarën në Indi, Emiratet e Bashkura Arabe, Arabinë Saudite dhe Indonezi. Në 2010-tën shërbimet e kompanisë ishin përjashtuar nga Emiratet dhe Arabia Saudite.

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0