Pasi provoi të bënte një rikthim përmes telefonit Classic, BlackBerry duket se nuk e ka në plan të vazhdojë me prodhimin e këtij telefoni.
Kompania ka njoftuar se do t’i japë fund prodhimit të telefonit vetëm 18 muaj pas lansimit, pasi duket se klientët nuk e kanë pëlqyer shumë pajisjen.
“Klasiku” ishte një miks i telefonit Bold dhe Q10. Dizajni që kishte një tastierë fizike dhe bateri të madhe, nuk ka gjetur klientët e duhur në treg.
Telefoni po ashtu kishte sistemin operativ të kompanisë “BlackBerry 10”.
“Për të vazhduar me shpikje dhe avancime në produktet tona do të përditësojmë serinë e telefonave të mençur. Si pjesë e ndryshimeve, dhe pas shumë vjetëve në treg, nuk do të vazhdojmë me prodhimin e BlackBerry Classic”, ka shkruar Ralph Pini, shefi operativ i kompanisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto