Biznesi shqiptar po hyn në epokën e rregullave. Dhe jo të gjithë janë gati! - Business Magazine Albania

Biznesi shqiptar po hyn në epokën e rregullave. Dhe jo të gjithë janë gati!

Biznesi shqiptar po hyn në epokën e rregullave. Dhe jo të gjithë janë gati!

Në Shqipëri, rritja e një biznesi matet me xhiro, klientë dhe zgjerim tregu. Por në momentin që një kompani vendos të hyjë në tregun europian, metrikat ndryshojnë. Aty nuk mjafton ambicia, kërkohen struktura, dokumentim dhe përputhshmëri.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Shqipëria ka harmonizuar legjislacionin e saj me GDPR, rregullorja europiane që prej vitit 2018 ka transformuar mënyrën si funksionojnë bizneset në BE. Sot, çdo kompani që mbledh të dhëna klientësh, punonjësish apo partnerësh duhet të provojë se di çfarë përpunon, pse e përpunon, si e mbron dhe si reagon në rast shkeljeje.

Lexo edhe: Papa Leo: Priftërinjtë të mos përdorin AI për të shkruar predikimet dhe të mos kërkojnë “like” në TikTok

GDPR nuk njeh kufij gjeografikë

Nëse kompania juaj përpunon të dhëna të qytetarëve europianë, qoftë edhe një klient italian, gjerman apo francez, jeni subjekt i të njëjtit regjim sanksionesh si një kompani në Milano apo Berlin. Gjobat arrijnë deri në 20 milionë euro, ose 4% të qarkullimit global vjetor. Nuk është e nevojshme të kesh zyrë në Europë për t’u sanksionuar si kompani europiane. Mjafton të kesh një klient europian.

Ligji 124/2024 është një filtër i ri tregu. Ai ndan bizneset informale nga ato të ndërtuara për të qëndruar. Kur partnerët ndërkombëtarë pyesin “A jeni compliant?”, përgjigjja nuk mund të jetë retorike.

Studio EON: Ekspertiza e ndërtuar mbi praktikë reale

Studio EON është krijuar në Itali në vitin 2008, me fokus të qartë tek mbrojtja e të dhënave dhe standardet europiane. Prezente në Shqipëri që prej vitit 2016, kur GDPR hyri në fuqi në 2018, EON ishte struktura e parë që mori rolin e Data Protection Officer për kompani me operim ndërkombëtar, duke zbatuar në praktikë rregullat europiane në një treg që ende nuk ishte plotësisht i ndërgjegjësuar për to.

Me profesionistë me mbi 20 vite eksperiencë, EON punon mbi analizë reale risku, ndërtim procesesh të brendshme, trajnim stafi dhe asistencë gjatë auditimeve, duke mbuluar GDPR, NIS2, DORA dhe Ligjin 124/2024. Jo politika për dosje, por procese që funksionojnë kur autoritetet trokisin në derë.

Pyetja e vërtetë nuk është nëse bizneset shqiptare duan të rriten.

Por nëse janë gati të përballen me standardet e asaj rritjeje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0