Biznesi kundër rritjes së akcizës së birrës

Biznesi kundër rritjes së akcizës së birrës, komisioni mbledhje me grupet e interesit


Komisioni i ekonomisë po zhvillon sot një seancë dëgjimore me grupet e interesit për paketën fiskale 2016. Përfaqësuesit e biznesit janë shprehur kundër rritjes së akcizë së birrës. Luan Bregasi, kreu i Biznes Albania tha se taksat vendore janë shumë të larta krahasuar me vendet e rajonit.

“Ne jemi dakord për formalizimin e ekonomisë por mbetemi të mendimit për një raport sa më të drejtë. U bë shumë mirë që u la një periudhë vetë rregullimi deri në 31 dhjetor por biznesi do të detyrohet të paguajë tatim fitimin mbi xhiron. Taksa vendore mendoj se janë shumë të larta krahasuar me vendet e rajonit. Sidomos kjo taksë është e lartë për fasonët”, tha Bregasi. Ai u ndal edhe tek rritja e akcizës së birrës që sipas tij rrit koston për konsumatorët e investitorët.

Edhe Stefan Pinguli, përfaqësues i prodhuesve të birrës u deklarua kundër rritjes së akcizës për birrën vendase.

“Rritja e akcizës për birrën tonë dëmton prodhimin. Shteti të mbrojë më shumë prodhimin vendas”, tha Pinguli.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka është shprehur pro heqjes së taksave të biznesit të vogël por kundër ndryshimit të fashës së TVSH-së, pasi sipas tij rrit informalitetin. “Jemi pro heqjes se taksave për biznesin e vogël. Por jo ndryshimin e fashës se TVSH-së se rrit informalitetin”, tha Jaka.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0