Biznesi i vogël me TVSH, rritet interesi për trajnime

Biznesi i vogël me TVSH, rritet interesi për trajnime


Ndërsa debati vijon të jetë i lartë dhe është rritur numri i bizneseve që kanë pezulluar aktivitetin, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po vazhdon vizitat informuese në terren, trajnimet e dedikuara, si dhe asistencën në Këndet e Biznesit të Vogël, për subjektet që janë përfshirë në skemën e TVSH-së.

Sipas Tatimeve, deri tani janë zhvilluar trajnime për 2,027 subjekte. Sesionet e trajnimeve janë parashikuar të vazhdojnë deri në fund të muajit qershor. Ato janë konceptuar për t’u ardhur në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla, sipas shtrirjes së tyre gjeografike. Në total janë parashikuar 100 sesione.

Gjithashtu punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve kanë realizuar në mbarë vendin 4,037 vizita informuese në terren. Gjatë takimeve “ballë për ballë”me biznesin e vogël, punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve shpërndajnë fletëpalosje, si dhe materiale të tjera informuese të nevojshme. Gjithësej numri i vizitave në terren është llogaritur të jetë në 10,000.

Ndërsa te Këndi i Asistencës 2,953 biznese të vogla kanë marrë informacione në lidhje me të gjitha hapat që do të duhet të ndiqen në vijim, sipas tatimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0