Bizneset që rinisin punën të hënën dhe protokollet e tyre

Bizneset që rinisin punën të hënën dhe protokollet e tyre


Duke nisur nga dita e hënë, dyqanet në qendrat tregtare, klinikat dentare, parukeritë dhe berberët do të hapin dyert e biznesit të tyre. Pas më shumë se dy muajsh të mbyllur për shkak të përhapjes së COVID-19 tashmë është radha e tyre të rinisin punën nën masa të shtuara higjienike.

Për secilin nga këto biznese në e-Albania janë të publikuara edhe protokollet përkatëse, që duhet të ndjekin. Në të gjitha këto biznese përcaktohet se në hyrje duhet të sigurojnë dezinfektues duarsh për klientët, ndërsa punonjësit duhet të jenë të pajisur me maskë dhe doreza.

Protokolli përcakton se në asnjë rast në këto biznese nuk do lejohet të futet asnjë person me temperaturë mbi 37.5. Një javë më vonë pritet të hapen baret, restorantet, muzetë dhe galeritë e arteve. Detajet e plota mund t’i gjeni duke klikuar në protokollin përkatës.

Protokolli për klinikat dentare

Protokolli për qendrat tregtare

Protokolli për trajtimet estetike

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0