Bizneset duhet të dorëzojnë raportin e auditimit dhe të ecurisë së veprimtarisë, krahas bilancit - Business Magazine Albania

Bizneset duhet të dorëzojnë raportin e auditimit dhe të ecurisë së veprimtarisë, krahas bilancit

raportin e auditimit

QKB ka njoftuar bizneset se bazuar në nenin 43, të Ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar. Në të kundërt do të aplikohen sanksion administrativ gjobë, prej 15000 lekë.

Afati përfundimtar, për dorëzimin e këtyre dokumentave është data 31 korrik 2021. Dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.

Sipas manualit të përdorimit të publikuar nga QKB, në hapin e parë të aplikimit për depozitimin e pasqyrave financiare të dhënat e subjektit, NIPT, administratorit etj gjenerohen automatikisht nga sistemi nëpërmjet integrimit me sistemin e QKB. Ndërkohë plotësohen dhe të dhënat kategorinë e njësisë ekonomike, të ardhurat, numrin e punonjësve.

Hapi i dytë i aplikimit përbëhet nga 3 panele:

  1. Profili i audituesit ligjor
  2. Profili i degëve dhe filialeve të kompanisë
  3. Formati i dokumentave.

Në rastin kur subjekti nuk i nënshtrohet auditimit ligjor të detyrueshëm përdoruesi duhet të plotësojë vlerat për fushat Aktiv, Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike dhe Numri mesatar i punonjësve për periudhën raportuese.

Lexoni: Fiskalizimi – Tatimet do kontrollojnë bizneset në kohë reale

QKB paralajmëron bizneset të bëjnë kujdes, pasi dokumentet pas ngarkimit do të verifikohen automatikisht nga sistemi për saktësinë e tyre.

Në hapin e tretë të aplikimit sistemi gjeneron automatikisht të dhënat mbi personin që kryen aplikimin nëpërmjet integrimit me sistemin DPGJC. Aplikimi duhet të kryhet nga njëri prej administratorëve të kompanisë. Në hapin e katërt të aplikimit shfaqet lista e dokumenteve shoqërues që përdoruesi duhet të ngarkojë në sistem.

Në hapin e fundit të aplikimit përdoruesi mund të shkarkojë dokumentin pdf të aplikimit duke klikuar butonin Shkarko në rastin kur duhet të nënshkruajë aplikimin offline dhe e ngarkon përsëri në sistem ose ngarkon aplikimin e panënshkruar elektronikisht. Përdoruesi klikon butonin Dërgo për të dërguar aplikimin.

Për më shumë klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0