Bitcoin parashikohet të bëhet një monedhë zyrtare deri në vitin 2045 - Business Magazine Albania

Bitcoin parashikohet të bëhet një monedhë zyrtare deri në vitin 2045

Bitcoin
  •  Bitcoin ka pasur rritje eksponenciale që nga fillimet e tij.
  • Sipas një analize të Bankless Times, Bitcoin do të jetë një monedhë zyrtare deri në vitin 2045.
  • Bazuar në analizën e kurbës S, 65% e popullsisë globale do ta ketë adoptuar BTC deri atëherë.

Krijimi i teknologjisë Blockchain ka krijuar mundësi të reja financiare për investitorët largpamës. Ndër më të suksesshmit prej tyre ka qenë Bitcoin, i cili është shndërruar nga një kriptomonedhë e panjohur në një pretendente të mundshme për titullin e monedhës globale. Kjo rritje është nxitur nga përdorimi në rritje i asetit kripto, pasi gjithnjë e më shumë njerëzit po njihen dhe adoptohen me monedhat dixhitale.

Suksesi i Bitcoin ka ardhur kryesisht për shkak të teknologjisë së Blockchain që e mbështet atë. Teknologjitë e Blockchain ofrojnë një mënyrë të sigurt dhe efikase për të lehtësuar transaksionet financiare, pa pasur nevojë për një palë të tretë si një bankë apo institucion financiar.Kjo e ka bërë Bitcoin tërheqës për investitorët individualë dhe institucionalë që kërkojnë një alternativë në tregun e monedhave fiat (të njohura si para letre, ose para të emetuara nga qeveria). 

Kur do t’i pranojë bota pagesat me Bitcoin?

Kur bëhet fjalë për Bitcoin, pyetja miliona dollarëshe në mendjen e të gjithëve është se kur do të bëhet aktivi kripto një monedhë zyrtare? Bankless Times e ka parashikuar dhe hulumtuar këtë çështje duke krahasuar shkallën aktuale të adoptimit global të Bitcoin me atë të teknologjive të tjera perçarëse (Teknologjia përçarëse është një risi që ndryshon ndjeshëm mënyrën se si funksionojnë konsumatorët, industritë ose bizneset) si energjia elektrike, interneti, telefoni celular dhe makina motorike.

Dhe ndërsa është ende e pamundur të thuhet me saktësi se kur Bitcoin do të arrijë miratimin global, ritmi aktual i rritjes sugjeron se kjo mund të ndodhë brenda 23 viteve të ardhshme. Kjo do të thotë se Bitcoin mund të bëhet një mjet zyrtar këmbimi deri në vitin 2045. Megjithatë, Bankless Times thotë se ky është vetëm një parashikim dhe se afati aktual mund të jetë më i shkurtër ose më i gjatë në varësi të faktorëve të ndryshëm.

Bitcoin po ndjek rrugën e teknologjive të tjera përçarëse.

“Bitcoin është një teknologji përçarëse që po ndjek një model adoptimi të kurbës S. Hulumtimi ynë sugjeron se bota do t’i ketë adoptuar pagesat me Bitcoin deri në vitin 2045, bazuar në të dhënat nga kurbat historike të adoptimit të cilat tregojnë se adoptimin global i Bitcoin do ketë arritur deri në 65% në atë vit.”, thotë CEO i Bankless Times, Jonathan Merry.

Merry këmbëngul se numri në rritje i investitorëve të kriptove do të rrisë kërkesën globale për Bitcoin duke përshpejtuar adoptimin e tij global.

10% e popullsisë globale do ta ketë adoptuar BTC (Bitcoin)  deri në vitin 2030.

Bankless Times e bazon parashikimin e tij në një raport të fundit të Blockware Solutions (Blockware Solutions është një lider në industrinë e infrastrukturës Blockchain) mbi adoptimin e Bitcoin. Ky i fundit kishte bërë parashikime për rritjen e asetit kripto bazuar në mesataren dhe mesataren e ponderuar të kurbave historike të adoptimit të teknologjisë. Po kështu, sondazhi i Blockware mori në konsideratë shkallën e rritjes së përdorimit të Bitcoin.

Firma ishte optimiste që adoptimi i BTC do të arrinte 10% të popullsisë globale deri në vitin 2030. Ajo i bazoi përfundimet e saj në dy grupe të dhënash: Shuma kumulative e rritjes neto të njësive ekonomike të Bitcoin dhe Norma Vjetore e Rritjes së saj prej afërsisht 60%.

BTC (Bitcoin) ka normën më të shpejtë të adoptimit.

Përfundimet e Blockware përputhen edhe me përfundimet e lojtarëve të tjerë me reputacion që analizojnë tregun e kriptove. Një prej tyre është Raoul Pal, i cili ka bërë një analizë krahasuese të normave të adoptimit të BTC kundrejt Internetit.

Pal arriti në përfundimin se BTC ka normën më të shpejtë të adoptimit të çdo teknologjie në historinë njerëzore. Ai mendon se shkalla e rritjes vjetore prej 113% e BTC ka tejkaluar tashmë rritjen prej 63% të internetit.

Efekti i rrjetit

Më tej, Blockware Solutions pohon se Bitcoin do të përfitojë nga “efekti i rrjetit”. Me fjalë të tjera, sa më shumë njerëz ta pranojnë dhe miratojnë Bitcoin-in, aq më shpejt do të përhapet ai. Ka disa faktorëve që do të ndikojnë në rritjen e numrit të personave që do të përqafojnë kripto-n në të ardhmen. 

Ndër këto faktorë mund të përmendim adoptimin në rritje globale të kësaj klase asetesh, pranimin e përdorimit të kroptomonedhave nga institucionet kryesore financiare, gjithashtu, numrin e madh të  bizneseve që kanë filluar të miratojnë transaksione me kriptovaluta.

Këto nuk janë këshilla për Investime.

Megjithatë, Blockware paralajmëroi se modeli i tij ishte vetëm konceptual. Prandaj, parashikimet e tij nuk mund të konsideroheshin si këshilla investimi ose mjet për tregtimin afatshkurtër. 

Mos harroni se me çdo investim, duke përfshirë kriptomonedhën, vlera e investimit tuaj mund të ulet. Merrni parasysh rrezikun e humbjes dhe asnjëherë mos investoni më shumë sesa mund të përballoni për të humbur.

Shqyrtuesit e raportit përfshinë disa nga mendjet kryesore në industri, si Ark Invest, M31 Capital, Assets Arcane dhe AMDAX Asset Management, të cilat janë të njohura për analizat e tyre rigoroze. 

Lexo: Inxhinieri “hodhi 180 milionë euro në bitcoin” shpreson që Inteligjenca Artificiale do ta ndihmojë t’i gjejë ato!

Tregu i kriptomonedhave po shpërthen

Sipas një prezantimi të të dhënave të Triple-A (federata e klubeve motorike në Amerikën e Veriut), adoptimi i kriptomonedhave ka shpërthyer vitet e fundit, me rreth 300 milionë njerëz që përdorin kripto në vitin 2021. Kjo përfaqëson një normë mesatare adoptimi prej 3.9%.

Pranimi i kriptove nxitet nga disa faktorë, duke përfshirë përdorimin në rritje të aseteve dixhitale për pagesa, rritjen e shërbimeve të financave të decentralizuara (DeFi) dhe ndërgjegjësimin në rritje për asetet e kriptove si një opsion i mundshëm investimi.

Një raport i fundit nga Chainalysis ka zbuluar disa tendenca interesante në adoptimin e kriptomonedhave. Në përgjithësi, pati një rritje prej 881% në adoptimin e BTC dhe kriptomonedhave të tjera midis korrikut 2020 dhe qershorit 2021. Në total, 154 vende patën një rritje të ndjeshmë të përdoruesve të kriptomonedhave gjatë kësaj periudhe.

Raporti i prillit 2022 tregon se India, Brazili dhe Hong Kongu po udhëheqin rrugën e adoptimit të kriptomonedhave.

Përktheu: Sabina Iskurti

Banklesstimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0