Çmimi i bitcoin ka qenë rreth 10,000 dollarëve që nga fundi i Qershorit, por ka luftuar të ngjitet shumë përtej këtij niveli pasi rregullatorët globalë zbuluan se Facebook do të hidhte në treg rivalin e bitcoin.
Tani, bitcoin është zhytur edhe një herë nën shenjën psikologjike të 10,000 dollarëve para se të rikuperohet disi, duke lënë tregtarët dhe investitorët të shikojnë me nervozizëm humbjet e mundshme.
Lexoni: Coinbase po lançon një kartë debiti bitcoin në Europë
“Edhe një herë bitcoin po kërkon mbështetje dhe ka probleme për ta gjetur atë,” shkroi Mati Greenspan, analist i vjetër i tregut në brokerimin eToro.
Ndërsa bitcoin ka rënë me rreth 6% gjatë ditës, bitcoin cash, një variacion i bitcoin origjinal, e ka ulur tregun, duke humbur më shumë se 10%.
Ethereum, XRP e Ripple dhe Litecoin, të cilat midis tyre përbëjnë kriptomonedhat kryesore në krye të kapitalizimit të tregut, kanë rënë të gjitha me 10% – duke fshirë rreth 20 miliardë dollarë nga vlera totale e të gjitha kriptovalutave në vetëm një ditë.
Disa analistë të bitcoin dhe kriptomonedhave kanë spekuluar se rënia e çmimit të bitcoin është një përgjigje për një rikuperim të jenit kinez, ndërsa të tjerët kanë parë telashe në tregjet të sjellë nga lufta e përshkallëzuar e SHBA.
Lexoni: Përgjigjet më të zakonshme në lidhje me pyetjet që bëhen rreth Bitcoin
Ndërkohë, të dhënat e fundit ekonomike nga Kina dhe Gjermania që tregojnë për një ekonomi globale zhgënjyese dhe daljen e afërt të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian po shtojnë të gjitha pasiguritë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.