Birraritë çeke detyrohen t’u përshtaten strategjive të bareve - Business Magazine Albania

Birraritë çeke detyrohen t’u përshtaten strategjive të bareve


Birra ka një histori të gjatë në Republikën Çeke dhe është shijuar kryesisht në baret tradicionale të mbuluara me dru. Por, ndërsa brezat ndryshojnë, mënyrat në të cilat të rinjtë pijnë birrën po ndryshojnë gjithashtu dhe markat e birrës në vend po përpiqen të kapin ritmin e tyre.

Ashtu si shumë kryeqytete të tjera europiane, të rinjtë e Pragës po shmangin baret tradicionale në kërkim të një përvoje më moderne, raporton Reuters.

Lexoni: A është birra pija më e lirë në botë? – Ja sa kushton në vende të ndryshme të botës

Për birraritë më të mëdha të vendit, të tilla si Azahi në pronësi Plzensky Prazdroj, e cila prodhon Pilsner Urquell, kjo ka nënkuptuar eksplorimin e një koncepti të ri të barit. Ai po planifikon të hapë një bar “Pilsnerka”, një nga 20 baret që planifikon të hapë këtë vit, të gjitha të lidhura me birra të ndryshme nga portofoli i saj i gjerë.

Konsumatorët po ndryshojnë kështu që kjo është një mundësi e madhe për të sjellë diçka të re në treg”, thotë Tomas Mraz, drejtor i shitjeve në Plzensky Prazdroj.

Me një dizajn të ndryshëm, më të hapur dhe familjar, këto bare të reja kanë për qëllim të arrijnë tek një audiencë përtej pijes tradicionale mashkullore.

Megjithëse papunësia në vend është relativisht e ulët, rritja e PBB-së është gjithashtu e ulët krahasuar me mesataren globale. Ka disa shqetësime rreth ekonomisë në tërësi, sipas Deloitte.

Kjo mund të pasqyrojë rritjen e konsumit të birrës në shtëpi, e cila tani ka arritur dy të tretat e të gjithë birrës së konsumuar në vend. Për birraritë, kjo ka çuar në uljen e rezervave dhe nevojën për t’i nxjerrë njerëzit të pijnë në bare. Ndalimi i pirjes së duhanit në ambientet e brendshme në vitin 2017 mund të ketë gjithashtu një ndikim në këtë.

Baret po ndiejnë gjithashtu një rritje të konkurrencës të vendeve që shërbejnë kokteje dhe verë, së bashku me një sistem të ri të porosive elektronike të projektuara për të ndalur evazionin fiskal, gjithashtu ka rezultuar me kosto intensive për baret, duke detyruar disa të mbyllin dyqanin.

Rreth 65% e birrës së shitur në vend është në dyqane, një prirje që birraritë presin të vazhdojë. Një problem kyç me shitjet në dyqan është dobësia e produktit ndaj promovimeve, të cilat kanë efektet e dyfishta të zvogëlimit të vlerës së perceptuar të produktit – dhe rrjedhimisht elasticitetit të çmimeve të konsumatorëve – dhe gjithashtu fitimeve. Edhe pse eksportet, të cilat vitin e kaluar u rritën me 12%, ofrojnë një pamje të ndritur, tregtia mbetet çelësi i planeve të ardhshme të birrarive.

Lexoni: Birra mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve fizike

“Birraritë po ndryshojnë strategjinë e tyre në mënyrë që konsumatorët e rinj të kenë më shumë zgjedhje, pasi ata po kërkojnë më shumë”, shpjegoi kreu i Shoqatës së Birrës Çeke, Martina Ferencova.

Gjithashtu, birraritë po eksplorojnë restorantet e branduara. Ashtu si një koncept i përditësuar i bareve, kjo ofron një rrugë të drejtpërdrejtë për konsumatorët, si dhe një përvojë të kontrolluar të markës.

“Konsumatorët janë më kërkues se më parë, ata kanë më pak kohë dhe kur vendosin të vizitojnë një bar apo restorant, ata presin një standard të caktuar”, shpjegoi Jan Trochta, kreu i divizionit të bareve të markës Staropramen të zotëruar nga Molson Coors. Kompania ishte një nga të parët që nisi një bar të branduar 20 vjet më parë.

burimi: warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0