Birra mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve fizike


Ne të gjithë kemi bërë budalliqe pas shumë gotave (shisheve) me alkool dhe tani shkenca na thotë se ndoshta ju ndjeni më pak dhimbje pas disa pijeve.

Studimi, i publikuar në The Journal of Pain në dhjetor të vitit 2016, përfshiu 18 eksperimente me një total prej 404 pjesëmarrësish të cilët kapërcyen pragun e dhimbjes dhe testet e intensitetit bazuar në pije alkoolike dhe jo-alkoolike. Gjetjet e reja dolën në përfundimin se “alkooli është një analgjezik efektiv që sjell reduktime të rëndësishme në intensitetin e dhimbjes”.

Pika maksimale lidhet me nivelin e alkoolit në gjak (BAC) 0.08, që është gjithashtu kufiri ligjor i konsumit të alkoolit gjatë ngarjes së makinës. Abstrakti i studimit nuk detajon saktësisht se si ndodh kjo dhe nëse është e lidhur me receptorët e dhimbjes ose ndoshta vetëm nga fakti që ju jeni më të relaksuar nga prania e alkoolit.

Por studimi ka një anë të errët.

Ndërkohë që disa mund ta interpretojnë këtë si një gjë të mirë, vetë studimi vëren se mungesa e dhimbjeve, “mund të sjell keqpërdorimin e alkoolit te ata me dhimbje të vazhdueshme, pavarësisht pasojave të tij të mundshme për shëndetin afatgjatë”.

Megjithatë, konsumi i disa pijeve çdo ditë jo vetëm që do t’iu shtojë disa kile, por do të ndikojë negativisht edhe në pjesë të tjera të trupit tuaj dhe do të shkaktojë probleme të tjera për çështje të rëndësishme.

Pra jo çdo gjë që thotë shkenca duhet përqafuar… kështu që gëzuar.

/Mashable

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale