Birra Elbar fiton MEDALJEN E ARTË në konkursin ndërkombëtar Monde Selection 2024 - Business Magazine Albania

Birra Elbar fiton MEDALJEN E ARTË në konkursin ndërkombëtar Monde Selection 2024

Birra Elbar

Birra shqiptare Elbar, ka fituar MEDALJEN E ARTË në konkursin prestigjioz ndërkombëtar Monde Selection 2024, i organizuar këtë vit në Vjenë, Austri. Ky çmim i rëndësishëm iu akordua birrës Elbar për cilësinë superiore, imazhin unik, paketimin dhe shijen e birrës. Ky vlerësim për birrën shqiptare Elbar na bën të gjithëve krenarë.

 Çmimi ndërkombëtar, i cili është ndër më të rëndësishmit në arenën e industrisë ushqimore, vlerëson gjithashtu përbërësit e pastër, procesin e fermentimit të kujdesshëm dhe shijen unike të birrës Elbar, e cila u dallua mes qindra birrave pjesëmarrëse nga mbarë bota, duke tërhequr vëmendjen e jurisë me karakteristikat e saj unike.

Birra Elbar

 Çmimi prestigjoz Monde Selection 2024 iu dorëzua përfaqësuesve të kompanisë në ceremoninë madhështore të ndarjes së çmimeve në Vjenë. “Jemi të emocionuar dhe krenarë që Birra shqiptare Elbar fiton këtë çmim të rëndësishëm, i cili reflekton përkushtimin maksimal për të ofruar produkte me cilësi superiore në tregun shqiptar, por edhe dashurinë e konsumatorëve që e kanë zgjedhur tashmë Elbar si birrën e tyre të preferuar. Mirënjohje!”, – u shprehën përfaqësuesit e kompanisë ndërsa morën Medaljen e Artë. 

 Medalja e Artë, jo vetëm konfirmon pozicionin e birrës Elbar si lider në industrinë e birrës në Shqipëri, por është edhe një krenari shqiptare, pasi Elbar konkuroi përkrah qindra konkurrentëve nga e gjithë bota dhe u vlerësua nga një juri ndërkombëtare.

Birra Elbar

 Birra shqiptare Elbar prodhohet në fabrikën e Glinës me standardet më të larta të prodhimit, me teknologjinë më moderne nga Krones. Në këto 9 vite të prezencës së saj në tregun shqiptar, Birra Elbar, ka ditur të fitojë vëmendjen dhe zemrat e konsumatorëve që e kanë bërë tashmë pjesë të tryezave familjare dhe festave mes miqsh  kudo në Shqipëri falë prezencës së saj në çdo cep të vendit, por edhe përmes ‘FESTËS SË MIQËSISË’ që prej 9 vitesh shëtit çdo verë në shumë qytete shqiptare, duke sjellë tingujt e muzikës së zgjedhur, shumë argëtim dhe surpriza bashkë me shijen e pakrahasueshme të birrës Elbar.

 Birra Elbar është pjesë e portofolit të Agna Group, kompania lider në tregun shqiptar në industrinë e produkteve ushqimore. Agna Group ka pjesë të misionit të saj përkushtimin maksimal ndaj klientëve dhe konsumatorëve, duke ofruar vazhdimisht produkte cilësore, risi dhe shërbim superior.

Festa e Miqesise 2

Birra Elbar, krenari Shqiptare!

 Për më shumë informacion:

www.agnagroup.com 

www.instagram.com/birraelbar

www.facebook.com/birra.elbar

Ky artikull është publikuar në numrin 36 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikuj të tjerë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0