Shefja e Departametit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka folur për procesin e përgatitjes së vaksinës nga institutet ndërkombëtare, duke shpjeguar se po punohet edhe për të siguruar vaksinën e sigurt kundër COVID19. Injektimi i vaksinës nuk do të jetë i detyrueshëm, por ata që duan ta bëjnë do ta përfitojnë kundrejt asnjë pagesë.
“Akoma Bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajse 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazën e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka iniciativa të ndryshme. Një iniciativë është iniciativa botërore e COVAX, një iniciativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt”, tha Bino.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/633651014202935/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto