Bill Gates tregon se si të punoni më mirë kur jeni të ngarkuar - Business Magazine Albania

Bill Gates tregon se si të punoni më mirë kur jeni të ngarkuar


Nga Julian Hayes, autor

Si një sipërmarrës, është e domosdoshme të performosh mirë nën presion duke përfshirë edhe marrjen e vendimeve të duhura.

Njëri nga faktorët më të mëdhenj është lodhja mendore. Fatmirësisht, Bill Gates ka gjetur një zgjidhje interesante për këtë problem.

Në vitet e 80-ta, Bill Gates filloi të kalonte javën “duke menduar”, ku kalonte kohë në një kabinë sekrete të vendosur diku në një pyll. Këtë javë ai e kalonte duke lexuar letra të shkruara nga punonjësit e Microsoft rreth risive të reja ose investime të mundshme.

Puna e bërë gjatë atyre “javëve të mendimit” përfundimisht çoi në lançimin e Internet Explorer në vitin 1995. Fillimisht ky aktivitet ishte një veprimtari individuale, por Gates më vonë i përfshiu edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërm.

Për sipërmarrësin që nuk ka shumë punë me dokumente, koncepti i “javës së mendimit” prapë ka vlerë të jashtëzakonshme. Këtu janë dy arsye që e vërtetojnë këtë.

  1. Inovacioni zhvillohet duke kaluar kohë në vetmi.

Individë si Warren Buffet thuhet se kalojnë deri në 80 përqind të kohës së tyre duke lexuar dhe menduar. Shpenzimi i kohës në vetmi pa shpërqendrime ju lejon t’i kuptoni më mirë gjërat dhe të jeni më të vetëdijshëm për jetën tuaj.

Kjo është e rëndësishme sepse biznesi juaj është shpesh një pasqyrim i jetës tuaj.

Pa kaluar kohë vetëm dhe pa shpërqendrime, është pothuajse e pamundur të reflektoni dhe të veproni në një gjendje kulmore inovative.

Nëse një javë është shumë për ju, filloni duke kaluar të paktën 30 minuta kohë në ditë duke reflektuar pa shpërqendrime.

  1. Periudhat e pauzave ju bëjnë më të fortë.

Kur fillova të stërvitem në palestër për më shumë se një dekadë më parë, mendova se sa më shumë që stërvitesha me një intensitet të lartë, aq më shpejt do të zhvillohesha.

E kisha krejtësisht gabim. Ajo që rezultoi ishte një trup i lodhur me shumë pak rezultate për përpjekjet e bëra. Unë harrova se elementet kryesore për suksesin në palestër janë rekuperimi dhe pushimi.

Në biznes, një mjet i dukshëm i rimëkëmbjes është gjetja e një mënyre për t’u shkëputur nga aktivitetet e përditshme të biznesit tuaj.

Unë për çdo tremujor, e caktoj një periudhë të plotë shtatë ditore për pauzë.

Unë nuk marr pjesë në gjërat e përditshme të punës. Unë largohem nga ambienti im i zakonshëm i punës dhe mendoj për strategji se si mund ta përmirësoj biznesin tim.

Në këtë mënyrë,  kur të ktheheni në punë, jeni më të freskuar dhe keni njohuri të reja të mbledhura të cilat mund të zbatoni në praktikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0