Bill Gates parashikon: Pandemia do të dobësohet pas valës së Omicron, koronavirusi do trajtohet si grip sezonal - Business Magazine Albania

Bill Gates parashikon: Pandemia do të dobësohet pas valës së Omicron, koronavirusi do trajtohet si grip sezonal

Varianti i omicron i covid aktualisht po përshkon SHBA-në dhe pjesën tjetër të botës me ritme rekord, por Bill Gates sheh shpresë në horizont.

Sapo të zvogëlohet rritja e rasteve aktuale të infektuara, do të shohim “shumë më pak raste” gjatë pjesës tjetër të vitit 2022, shkruante Gates në Twitter. Sapo të ndodhë kjo, vazhdoi Gates, Covid ka shumë të ngjarë “të trajtohet më shumë si grip sezonal”.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, nuk është i pari që bën këto parashikime. Disa ekspertë thonë se përhapja e shpejtë e omicron, megjithëse sigurisht e rrezikshme, mund të furnizojë njerëzit me të ashtuquajturin “imunitet natyror” për të ndihmuar që pandemia e Covid të khehet në një fazë “endemike” shumë më pak të rëndë.

Lexo edhe: CEO i Pfizer e konfirmon: Vaksina e Omicron do të jetë gati në mars

Gates shtoi se, sapo Covid të bëhet endemi, “mund të na duhet të bëjmë vaksina vjetore njësoj si vaksinat vjetore të gripit.”

SHBA raportoi një rekord prej 1.5 milion rastesh të reja me Covid të hënën, ndërsa raportoi gjithashtu një rekord të ri për shtrimet në spital. Por Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden, ka parashikuar që vala aktuale e rasteve me omikron do të arrijë kulmin në SHBA deri në fund të janarit. Dhe javën e kaluar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se pritet një “rënie drastike” në rastet e infektuara pasi të kalojë omicron.

cnbc 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0