CEO i Pfizer e konfirmon: Vaksina e Omicron do të jetë gati në mars - Business Magazine Albania

CEO i Pfizer e konfirmon: Vaksina e Omicron do të jetë gati në mars

CEO i Pfizer, Albert Bourla, konfirmoi sot se një vaksinë që synon të luftojë variantin omikron të Covid do të jetë gati në mars dhe kompania tashmë ka filluar prodhimin e dozave.

“Kjo vaksinë do të jetë gati në mars,” tha Bourla për “Squawk Box” të CNBC. “Ne kemi filluar tashmë prodhimin e disa prej këtyre sasive.”

Bourla tha se vaksina do të synojë gjithashtu variantet e tjera që qarkullojnë. Ai tha se ende nuk është e qartë nëse nevojitet apo jo një vaksinë omicron ose si do të përdoret, por Pfizer do të ketë disa doza gati pasi disa vende e duan gati sa më shpejt të jetë e mundur.

“Shpresa është që ne do të arrijmë diçka që do të ketë një mbrojtje shumë më të mirë veçanërisht kundër infeksioneve, sepse mbrojtja kundër shtrimeve në spital dhe sëmundjes është e arsyeshme tani, me vaksinat aktuale për sa kohë që ju keni marrë dhe dozen e tretë”, tha Bourla.

Lexo edhe : 2 dozat e vaksinës Pfizer sigurojnë vetëm 33% mbrojtje ndaj variantit Omicron, sipas studimit

Të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar kanë treguar se vaksinat e Pfizer dhe Moderna janë vetëm rreth 10% efektive në parandalimin e infeksionit simptomatik nga omicron 20 javë pas dozës së dytë, sipas studimit nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, dy dozat origjinale ende ofrojnë mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve të rënda, zbuloi studimi.

Sipas studimit, vaksinat përforcuese janë deri në 75% efektive në parandalimin e infeksionit simptomatik.

Kryekëshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci, tha në dhjetor se nuk ka nevojë për një vaksinë përforcuese që synon në mënyrë specifike omicron, sepse përforcuesit aktualë funksionojnë mirë kundër variantit.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0